Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni dhembje të vazhdueshme të kokës? Këto ushqime do t’ju ndihmojnë më shumë se ilaçet

Keni dhembje të vazhdueshme të kokës? Këto ushqime do t’ju ndihmojnë më shumë se ilaçet
April 05
09:04 2017

Ka disa arsye të forta se pse disa persona vuajnë nga dhembja e vazhdueshme e kokës. Kjo mund të ndodhë prej ndryshimit të kohës, ajrit të rëndë, stresit, mungesës së gjumit, por edhe nga një sërë pijesh dhe ushqimesh. Ndonëse shpesh mendojmë se ilaçet janë zgjidhja e vetme në këto raste, në fakt mjekët rekomandojnë një listë produktesh ushqimore që nëse ne i bëjmë pjesë të vakteve tona, do të pakësonin dhembjen e kokës.

1 – Shtoni frutat, perimet dhe frutat e thata të tipit bajame apo rrush të thatë.

2 – Salmoni sepse është i pasur me Omega – 3.

3 – Kafja. Ky produkt është në fakt më i rekomandueshmi sepse shumë herë ndodh që dhembja e kokës të ndodhë si pasojë e mungesës së kafeinës në trup.

4 – Xhenxhefili ndihmon në çlirimin e hormonit të stresit.

5 – Produktet që janë të pasura në magnez si farat dhe çokollata e zezë.

Komento
Shperndaje