Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni dhembje të tmerrshme koke? Sipas studimit të ri, bëni mirë të kontrolloni zemrën

Keni dhembje të tmerrshme koke? Sipas studimit të ri, bëni mirë të kontrolloni zemrën
February 03
00:17 2018

Një investigim prej 19 vitesh ka dalë në një përfundim që po vë në dyshime të gjitha organet mjekësore. Sipas këtij studimi, migrena (dhembja e tmerrshme e kokës) është e lidhur direkt me sëmundje të zemrës. Në studim kanë marrë pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe i gjithë vrojtimi është publikuar në fletoren zyrtare të “British Medical Journal”.

Personat që kishin simptoma të migrenës, kishin 25% mundësi më tepër për të pasur atak zemre se sa pjesa që nuk vuanin nga migrena.

Gjithashtu 45 persona nga 1000 që vuanin me migrenë, përjetonin hemorragji celebrale një jerë në jetën e tyre, ndërkohë që për ata të cilët nuk vuanin nga migrena raporti ishte 15 në 1000.

Kjo bën që të dilet në përfundimin se migrena mund të konsiderohet si një nga faktorët riskues të sëmundjeve kardiovaskulare për burrat dhe gratë.

Në rast se ju keni dhembje të tmerrshme të kokës, keni të vjella, jeni shumë sensitivë ndaj erërave dhe zhurmës, keni pak energji dhe jeni të përgjumur – këto janë disa simptoma të migrenës ndaj mos i anashkaloni dhe shkoni menjëherë tek mjeku. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje