Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kamera që sheh brenda trupit të njeriut dhe zbulon sëmundje të ndryshme

Kamera që sheh brenda trupit të njeriut dhe zbulon sëmundje të ndryshme
September 06
19:40 2017

Zhvillimi i teknologjisë ia ka bërë më të lehtë gjërat edhe fushës së mjekësisë. Së fundmi është zbuluar një aparaturë e pajisur me kamera për të diagnostikuar sëmundje të ndryshme që prekin trupin e njeriut. Shkencëtarët kanë zhvilluar një aparat fotografik që mund të shohë përmes trupit të njeriut.

Pajisja është projektuar për të ndihmuar mjekët të shfrytëzojnë mjetet mjekësore, të njohura si endoskopë, gjatë ekzaminimeve të brendshme. Kamera e re punon duke detektuar reflektimet, burimet e dritës, brenda trupit, të tilla si maja e ndriçuar e tubit të gjatë fleksibël të endoskopit.

Zbulimi i madh është bërë nga shkencëtarët në universitetin e Edinburgh-ut dhe universitetin Heriot-Watt. Pajisja mund të bëjë dritë në rreth 20 cm dhe mund të zbulojë grimca individuale të quajtura fotone.

Pajisja nuk funksionon me anë të radiografisë apo rrezeve të shtrenjta X, por është një kamera e thjeshtë që lëshon dritë duke parë çfarë ka brenda trupit. Pa diskutim ky është një zbulim i madh në teknologjinë mjekësore./Blitz.al/

Shperndaje