Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju mësojmë disa hile se si të ndiheni të ngopur në mënyrë që të hiqni kilet e tepërta

Ju mësojmë disa hile se si të ndiheni të ngopur në mënyrë që të hiqni kilet e tepërta
May 08
09:12 2017

Le të jemi të sinqertë: nuk ka një formulë konkrete se si duhet të dobësohemi. Sigurisht që alternimi i të ushqyerit shëndetshëm me një aktivitet fizik i bën gjërat shumë herë më të lehta, por jo të gjithë munden dhe jo për të gjithë ka rezultatin e kërkuar.

Ndaj duke mos u fokusuar te mënyra se si ju dëshironi të dobësoheni, le të fokusohemi pak tek ushqimi dhe te të ndjerit të ngopur. Në fakt, sekreti gjendet pikërisht këtu: kur ju jeni të ngopur, nuk konsumoni ushqime kot së koti, por problemi është: si të ndihemi të ngopur kur na hahet gjithë kohës?

Ne sot do t’ju tregojmë disa sekrete të vogla se si artificialisht të bëni trupin tuaj të ndihet i ngopur. Provojini dhe shihni cili funksionon më mirë.

– Mbani gjithmonë një ‘snack’ të shëndetshëm me vete. Nëse e dini mirë se në një moment të ditës do t’ju hahet diçka, mirë është që kjo diçka të jetë një mollë dhe jo një çokollatë.

– Mbani një ditar ku shkruani të gjitha produktet që konsumoni. Kur lista shkon e gjatë, do të shikoni se do të motivoheni për të ndaluar së ngrëni.

– Mbani vazhdimisht çamçakëz në gojë sepse do t’ju duket sikur përtypeni gjithë kohës.

– Vendosni një pasqyrë në vendin ku konsumoni ushqim. Nëse konsumoni shumë do ta kuptoni dhe do të ndiheni keq.

– Kur shkoni në bankete mbani një çantë dore dhe jo krahu, sepse kështu do ta keni një dorë të zënë dhe do e keni të vështirë të mbani shumë ushqime në dorë.

– Mundohuni të numëroni kafshatat. Nëse numri shkon shumë, do t’ju kapë frika.

– Konsumoni vetëm 3 kafshata nga ëmbëlsirat. Do të jetë mjaftueshëm.

– Mos i blini produktet e pashëndetshme në shtëpi sepse do të përtoni të shkoni deri te dyqani edhe nëse ju hahet shumë.

– Përdorni pjata të vogla për vaktet tuaja.

– Mos ndiqni receta të mrekullueshme gatimi në Youtube sepse t’jua bëjnë zili.

– Përpara se të shkoni për pazar në supermarket, sigurohuni që të keni ngrënë mirë përpara sepse nëse jeni të uritur do blini gjëra të panevojshme vetëm prej urisë së momentit.

– Konsumoni ushqimin me ngadalë.

– Mos shkoni të uritur në ndonjë festë: do të konsumoni shumë  alkool dhe “fast food”.

– Nëse keni uri, konsumoni 2 gota ujë dhe mbushni stomakun në këtë mënyrë.

– Kur jeni të lodhur, keni mungesë sheqeri dhe me siguri do merrni ndonjë ëmbëlsirë apo “fast food”. Mos e bëni, flini sepse do zgjoheni me të njëjtën energji sikur të kishit ngrënë.

– Bëni pazar të planifikuar vetëm 1 herë në javë.

– Konsumoni sanduiç të hapur në vend të sanduiçëve me dy copa buke.

– Kur jeni duke ngrënë, fokusohuni tek ushqimi sepse nëse nuk e keni mendjen aty, do të hani më tepër nga ç’duhet.

– Mos ndiqni faqe ushqimi në rrjete sociale.

– Nëse e dini që produkti që do konsumoni është tejet kalorik, konsumoni gjysmën e produktit, jo të gjithin.

– Supë dhe sanduiç është dreka perfekte, por konsumoni një herë supën dhe do  e shihni që nuk do e konsumoni dot të gjithë sanduiçin.

– Vendosni rrip te pantallonat gjithmonë për të matur belin tuaj.

Komento
Shperndaje