Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju ka zënë gripi, apo thjesht jeni ftohur pak? Ju tregojmë se si të bëni dallimin mes tyre e t’i kuroni siç duhet…

Ju ka zënë gripi, apo thjesht jeni ftohur pak? Ju tregojmë se si të bëni dallimin mes tyre e t’i kuroni siç duhet…
January 31
12:46 2018

Duke qenë se jemi në pikun e sezonit të të ftohurave, me shumë mundësi mund t’ju ketë zënë gripi ose së paku të keni kaluar disa ditë me organizmin të pastabilizuar si pasojë e ftohjes.

Gjithsesi, ka një diferencë të madhe midis ftohjes dhe gripit, ndonëse simptomat i kanë të ngjashme. Ideja është që në rastin e ftohjes së lehtë, ju mund ta përballoni ta kuroni në kushte shtëpie, duke u kujdesur më shumë për veten ndërkohë që gripin nuk duhet ta anashkaloni pa e mjekuar siç duhet.

Por si ta dallojmë nëse jemi ftohur apo na ka zënë gripi?

Fillimisht duhet të kuptoni se ndonëse i kanë simptomat të ngjashme, në rastin e gripit ato janë më intensive. Thënë këtë, me shumë mundësi në të dyja rastet ju ndjeni tharje të fytit, rrufë, kollë, dhimbje koke dhe tështima, por nëse i keni më të shpeshta e më të dukshme, kjo do të thotë se keni grip.

Gjithashtu, simptomat në rastin e gripit do i kuptoni më shpejt se ato të ftohjes. Nëse ju jeni duke ecur dhe thjesht po ndjeni dhimbje të menjëhershme të kyçeve, kjo mund të jetë një shenjë gripi. Nëse keni grip, do ta ndjeni se jeni sëmurë brenda pak orëve, dhe jo ditëve.

Nëse ju ndjeni një lodhje të lehtë dhe mezi zgjoheni në mëngjes, kjo mund të jetë një ftohje e letë pasi në rastin e gripit do ta ndjeni trupin aq të rëndë sa me shumë mundësi do të qëndroni në shtëpi.

Por çfarë duhet të bëjmë që të ndihemi më mirë?

Gripi mund të përmiërsohet brenda 48 orëve, ndaj menjëherë pasi të vini re simptomat, shkoni menjëherë tek mjeku përkatës që t’ju tregojë se çfarë duhet të bëni.

Bëni një pushim të mirë në shtrat. Flini më shumë se zakonisht dhe jepini mundësi trupit të pushojë siç duhet.

Konsumoni ujë më shumë se zakonisht që të hidratoheni dhe konsumoni sa më tepër vitamina. Supa është pjata magjike e gripit, sidomos kur ju përzieni shumë perime në të.

Bëni një banjë me ujë të ngrohtë dhe qëndoni aty për një kohë të mirë pasi kjo do ju bëjë të ndiheni më në formë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje