Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jetëgjatësia nuk është gjenetike, plakja e shëndetshme po

Jetëgjatësia nuk është gjenetike, plakja e shëndetshme po
April 26
10:52 2016

Ndodh shpesh të shikojmë të moshuar, të cilët e kalojnë moshën 80-vjeçare pa asnjë problem shëndetësor dhe vazhdojnë të jenë aktivë. Këtij grupi shkencëtarët i kanë vendosur një emër: “Wellderly” (të plakurit shëndetshëm).

Këta shkencëtarë theksojnë se ka një ndryshim të madh midis të qenit jetëgjatë dhe të plakurit shëndetshëm. Jetëgjatësia është e mundur për këdo. Në rast se trajtohen nga ana mjekësore dhe gjenden kurat e çdo sëmundjeje, është shumë e lehtë për të gjithë të jetojnë gjatë. Por të plakurit shëndetshëm dhe pa asnjë sëmundje është një veçanti që e ka zanafillën në gjenet tona.

Studiuesit janë të mendimit se gjithë këto vite mjekësia është munduar të gjejë kurat për sëmundjet, por jo sekretin e të plakurit shëndetshëm, që mund të jetë një zgjidhje shumë më e mirë sesa kurimi. Është e vërtetë që ka disa veçanti gjenetike që i bëjnë disa njerëz të plaken më shëndetshëm sesa  të tjerët dhe kjo bën që edhe jetëgjatësia e tyre të ndikohet.

Kjo “dhuratë” prej gjenetikës do të përdoret në vijimësi nga grupe studimore, që kanë nisur punën për të parë nëse është e mundur të rregullohen disa gjene apo të kuptohet më qartë se në ç’rrethana apo kushte rriten e zhvillohen gjenet që ndihmojnë në plakjen e shëndetshme.

Imagjinoni një botë me të moshuar që nuk përdorin ilaçe, por thjesht plaken shëndetshëm…

Komento
Etiketimet
Shperndaje