Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Japoni, shokohen kirurgët, i gjejnë një tru të dytë në trup 16-vjeçares…

Japoni, shokohen kirurgët, i gjejnë një tru të dytë në trup 16-vjeçares…
January 09
18:42 2017

Gjatë një operacioni rutinë për heqjen e apendicitit te një paciente femër, kirurgët japonezë kanë gjetur një masë flokësh, disa kocka dhe një tru të vogël të keqformuar në vezore.

Edhe pse mund të duket si fantashkencë, zbulimi nuk është gjë tjetër veçse një tumor beninj, i cili zhvillohet te femrat.
Termi shkencor që përdoret për këtë është Teratoma, i cili vjen nga greqishtja dhe do të thotë “monstër”.
Ky lloj tumori mund të rritet si te vezoret femërore ashtu edhe në testikujt e meshkujve, duke ndjekur udhëzimet e ADN-së, për t’i dhënë kështu jetë pjesëve të një personi, por pa arritur zhvillimin e duhur.

Rasti i 16-vjeçares japoneze është edhe më interesant sepse po zhvillohej një mini-tru, ndërkohë që zakonisht formohen thjesht disa elemente të sistemit nervor qendror. /Blitz.al/

iii

Shperndaje