Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja zgjidhja per aromën e pakëndshme të gojës

Ja zgjidhja per aromën e pakëndshme të gojës
May 16
20:35 2016

Era e keqe e gojës është një nga “armiqtë” më të këqij të njeriut.

Shpesh mund ta kemi këtë “armik” dhe nuk arrijmë ta ndiejmë  edhe nëse hedhim frymë në dorë dhe nuhasim, edhe nëse lëpijmë kyçin dhe e nuhasim, edhe nëse pastrojmë dhëmballët me furçë dhe e nuhasim. Kjo sepse era e keqe e gojës nuk është e lidhur me ushqimin që konsumojnë. Prandaj, mënyra më e mirë për të dalluar nëse kemi erë të keqe në gojë është vizita te specialisti, sepse ai ka aparaturë që mat nivelin e “kutërbimit” në gojë.

Në 85% të njerëzve, era e keqe e gojës e ka origjinën nga goja. Ju mund të mendoni se kjo është diçka që s’ka nevojë për shqyrtime, por ka raste kur era e keqe e gojës “rrjedh” nga bajamet, acidi citrik në stomak dhe nga problemet e veshkës dhe të mëlçisë.

Sidoqoftë, mbi 600 lloje bakteresh – sidomos ato që prodhojnë squfur nga proteinat – janë “fajtorët” për erën e gojës.

Specialistët e BMJ thonë se mungesa e higjienës së gojës ndikon në erën e keqe. Kjo mungesë higjiene sjell të ashtuquajturat pllaka bakteriale dhe “palltoja e bardhë”. Kjo e fundit është një shtresë që varion nga 0.1 mm në 1 cm, e cila pengon depërtimin e oksigjenit në ezofag dhe prodhon aroma të pakëndshme.

Zgjidhja?

Pastrimi dhe larja e dhëmbëve rregullisht do të reduktonte sasinë e aromës së pakëndshme në gojë. Gjithashtu, konsumimi i çamçakëzëve pa përmbajtje sheqeri do të kishte ndikim pozitiv.

Etiketimet
Shperndaje