Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja sa gjatë rrinë drogat në trupin tuaj!

Ja sa gjatë rrinë drogat në trupin tuaj!
March 20
17:22 2016

Jo të gjitha drogat mbeten në trup për të njëjtën sasi kohe.

Në momentin që konsumojmë drogë – të çdo lloji – organet fillojnë të reagojnë. Në proces,  përbërësit e drogës mund të futen në gjak, në urinë, dhe madje edhe në flokë, për një kohë të gjatë pasi ndihen efektet fillestare të drogës. Gjurmët e këtyre metaboliteve janë ato që testerat e drogës kërkojnë, pasi janë tregues i mirë se dikush e ka përdorur në të vërtetë një medikament dhe jo thjesht është në kontakt me të.

Dhe ndërsa testet e drogës nëpërmjet flokëve janë mjaft të sakta, testet e gjakut dhe të urinës janë të paafta për të zbuluar pjesën më të madhe të drogave, për aq kohë sa nuk e keni përdorur për rreth një javë. Heroina, për shembull, në përgjithësi gjendet në urinë pas tre deri në pesë ditë.

 

Rezultat në analizat e gjakut

Picture 1 of 3

Grafiku i mësipërm tregon se gjurmët e drogave si LSD, morfinë, heroina, amfetamina, dhe alkoolit të gjitha mbeten në gjak për vetëm 12 orë ose më pak. Ndoshta është grafiku që do ju habisë më shumë pasi prania e drogërave qëndron ndryshe nga si e prisnit, për pak ditë në gjak.

Komento
Shperndaje