Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja pse disa femra po heqin dorë nga veshja e të mbathurave

Ja pse disa femra po heqin dorë nga veshja e të mbathurave
May 19
15:11 2016

Të veshurit e një palë mbathjeve jo të përshtatshme mund të prishë gjithë ditën tuaj. Seriozisht, a ka gjë më bezdisëse sesa veshja e të mbathurave të gabuara? Epo, kemi lajme të mira, ndoshta shumë shpejt nuk do t’ju duhet të vishni fare të mbathura!

Sipas një studimi të fundit, disa femra kanë hequr dorë nga veshja e të mbathurave sepse këto të fundit kanë rezultuar të jenë shkak për probleme shëndetësore. Këto përfundime i ka shpjeguar më qartë drejtuesi i studimit, gjinekologu Nicholas Raine-Fenning.

“Do të ishte më mirë të mos vishni fare të mbathura sesa të vishni ato të gabuarat. Gjithashtu gjatë natës nuk duhet të vishni asnjëherë të mbathura, duhet thjesht të vishni një palë pantallona të shkurtra, të lirshme pambuku. Kjo nuk bëhet vetëm për infeksione të mundshme që mund të merren, problemi më i madh qëndron në faktin se pjesa e organit gjenital të femrës nuk duhet shtrënguar në asnjë lloj mënyre”, – është shprehur gjinekologu.

Ai e ka përfunduar fjalën e tij duke e sqaruar më në detaj problematikën dhe duke këshilluar të gjitha vajzat: “Duhet të mendoni për pjesën ballore të organit gjenital si të ishte një tullumbace: nëse ushtroni presion në një pjesë, i gjithë shtrëngimi duhet të kanalizohet diku tjetër. Në rastin e organit gjenital te femra, një shtrëngesë e mundshme të çon ose në një përkeqësim të pelvisit ose diafragmës. Të dyja këto në rast dëmtimi mund të shkaktojnë refluks…”.

Sipas këtij studimi, nëse nuk keni mundësi të gjeni të mbathurat  e duhura duhet të konsideroni mundësinë e mos-veshjes së tyre, sepse kjo është më e shëndetshme sesa të vishni mbathje sintetike apo me përmasa të papërshtatshme për trupin tuaj.

Shperndaje