Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja çfarë ndodh vërtet me trupin tuaj gjatë një fluturimi

May 07
15:58 2016

...

...
Picture 1 of 4

Gjatë një udhëtimi ajror, trupi juaj mund të vuajë disa efekte shqetësuese të shkaktuara nga privimi i oksigjenit apo rrezatimi kozmik. Shanset janë 100 herë më të mëdha që t’iu kapë ndonjë e ftohur. Sipas doktorit Richard Dawood, kushtet brenda një kabine avioni rrisin mundësinë që ju të prekeni nga infeksionet, të jini më të ndjeshëm ndaj ftohjeve dhe infeksioneve e virueseve të ndryshëm.

Nga gjetjet e kryera në 2014-n nga “Auburn University” në Alabama, u zbulua se mund të shkaktohen një sërë sëmundjesh nga bakteret që mund të mbijetojnë deri në një javë brenda kabinës së avionit, në sipërfaqe të tilla si tavolina-tabaka, dritare. Për shembull, bakteri Staphylococcus Aureus shkakton infeksione, sëmundje të lëkurës dhe pneumoni, ndërsa bakteri Escherichia Coli (E. coli) mund të shkaktojë infeksion urinar, diarre dhe probleme me frymëmarrjen. Ai mund të mbijetojë deri në 96 orë.

Një tjetër burim infeksioni konsiderohet edhe uji. Gjatë kontrolleve të kryera, është zbuluar se uji i gjetur në aeroplanë përmban gjurmë të bakterit E. Coli dhe të disa baktereve të tjera të dëmshme. Duke iu referuar një studimi të vitit 2004, CNN shkruante në një artikull të 2010-s se nga kontrolli i kryer në monstrat e ujit të marrë nga bordet e 327 avionëve të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, u zbulua prania e bakterit E. Coli. Ky ujë i pranishëm në kafe apo çaj përbën të njëjtin rrezik, për shkak se temperatura e nxehtë e këtyre pijeve nuk mundet dot të vrasë bakterin.

Një raport i “The Wall Street Journal” në vitin 2007 pohonte se batanijat e linjave ajrore lahen maksimumi pesë herë në muaj. Kjo ndotje mund të shkaktojë infeksione të ndryshme.

Niveli i ulët i oksigjenit është një ndër faktorët më ndikues aq sa dhe shqetësues që mund të çojë në hipoksi (zvogëlimi i sasisë së oksigjenit në gjak) duke bërë që pasagjeri të ndihet i trullosur, i lodhur ose të ketë dhembje koke. Rreziku më i madh shëndetësor në avion paraqitet kur fluturimi vonohet dhe sistemet e ventilimit janë të fikura.

Gjatë fluturimit, pasagjeri përballet me humbjen e aftësisë për të shijuar dhe dëgjuar. Thatësia, presioni i ajrit në kabinë, temperaturat e ulëta apo dhe ndriçimi gri në kabinë, mund të dobësojnë këto shqisa.

Pasagjerët janë të ekspozuar ndaj rrezatimit kozmik. Në një raport të sajin, Instituti i Shëndetit Publik në Angli paralajmëroi se rreziku nga rrezatimi kozmik paraqitet më i madh gjatë udhëtimit ajror në rrugët trans-oqeanike.

Por ju mund të përballeni edhe me dehidratimin e trupit tuaj. Në bazë të një hulumtimi të kryer, ka rezultuar se ai mund të shkaktojë mukozë në hundë, gojë apo tharje të fytit. Nga ana tjetër, presioni i lëvizjes gjatë një udhëtimi mund të bëhet shkak për kapsllëk, ndërsa mungesa e lëvizjes mund të rrisë rrezikun e prekjes nga tromboza.

Komento
Etiketimet
Shperndaje