Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

I besoni këto mite për dhëmbët? E keni gabim, hiqni dorë!

I besoni këto mite për dhëmbët? E keni gabim, hiqni dorë!
May 10
14:08 2017

Dhëmbët janë një gjë shumë e rëndësishme. Por njerëzit bëjnë disa gabime gjatë përkujdesjes. Ata besojnë çdo gjë që u thuhet, por duhet të kenë parasysh se jo çdo gjë është e shëndetshme, kështu që më poshtë do të gjeni disa prej miteve që duhet të bien menjëherë.

  1. Sheqeri është armiku kryesor i dhëmbëve. Në fakt, duhet të fajësoni bakteret e këqija që prodhojnë acid.
  2. Gratë shtatzëna nuk duhet të shkojnë te dentisti. Kjo nuk është aspak e vërtetë pasi ato duhet të heqin sa më shpejt inflamacionet që mund të kenë.

3.Ju mund të shmangni rregullimin e dhëmbëve të qumështit. Kjo është e gabuar pasi inflamacionet mund të rezultojnë prulente dhe më vonë të dëmtojnë dhëmbin që do të dalë.

4.Duhet të përdorni furçë të fortë. Në fakt ju duhet një furçë e butë  në mënyrë që të mos dëmtoni mishrat dhe smaltin.

5.Duhet të përdorni stikadent. Aspak e drejtë, ju duhet të përdorni fill dhëmbësh, pasi stikadenti dëmton mishrat.

6.Sa më shpesh të lani dhëmbët, aq më mirë është. Jo, nuk është kështu, sepse ju dëmtoni smaltin me larjet e shpeshta.

7.Dhembja e dhëmbit do të thotë që keni një zgavër. Kjo nuk është e vërtetë pasi dhëmbët mund të dhembin edhe kur janë në fazat e para të prishjes.

8.Duhet t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë. Në qoftë se i keni të shëndetshëm nuk keni arsye për t’i hequr.

9.Dhëmbët duhet të lahen pas mëngjesit. Jo, duhet të lahen para mëngjesit pasi bakteret grumbullohen gjatë natës në gojë dhe në qoftë se ju hani në mëngjes ato mund të përfundojnë në stomak./Blitz.al/

 

Share