Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojini orët e mëngjesit, sipas këtij studimi puna duhet të nisë në këtë orar

Harrojini orët e mëngjesit, sipas këtij studimi puna duhet të nisë në këtë orar
November 12
18:44 2018

Të gjithë i urrejmë mëngjeset herët në zyrë, sidomos ditën e hënë. Dhe ky studim i fundit tregon se në fakt është koha t’i bëjmë një propozim shefit. Orari i punës duhet të jetë ora 10 ose edhe mesdita!

Dr Paul Kelley tregon se vendet e punës duhet t’i lejojnë punonjësit e tyre të nisin punën më vonë, në mënyrë që ata të jenë të shëndetshëm dhe më shumë produktivë.

“Të rriturit flenë mesatarisht 6 orë e gjysmë, ndërkohë që duhen të paktën 8 orë gjumë.”- është shprehur Dr Paul.

Ora 10:00 është e përshtatshme për të gjithë dhe kështu eviton “mosngopjen” me gjumë. Madje në një intervistë për Sunday Times, ajo është shprehur se edhe mesdita do të ishte një zgjedhje perfekte.

“Orari i fillimit në 10 të mëngjesit është më i drejti (dhe më i miri) për të gjithë, nëse do na duhej të zgjidhnim një orar të vetëm. Kjo do të reduktonte humbjen e gjumit për të gjithë popullsinë. Do të kishte një ndikim të menjëhershëm pozitiv në oraret e gjumit, që pakësohen për shkak të mëngjeseve herët në punë. Madje, do të ulte deprivimin nga gjumi me 70% në 36 minuta mestarisht në një ditë.”- ka treguar Dr. Kelley.

Derisa ky “rregullim” orari të bëhet pjesë e kulturës sonë, është e rëndësishme të ruajmë një rutinë të shëndetshme në mënyrë që edhe në mjedisin e punës të japim produktivitet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje