Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habit doktori amerikan: “Duhet lejuar që qytetarët të marrin heroinë!”

Habit doktori amerikan: “Duhet lejuar që qytetarët të marrin heroinë!”
July 03
12:31 2016

Aeron D. Fox, është një doktor amerikan i cili jo vetëm punon në Spitalin Qëndror të Mjekësisë në New York por është njëkohësisht edhe autor i një sërë librash që lidhen me sëmundje që vijnë nga fiksimi ndaj një varësie, siç është ajo ndaj heroinës. Në një publikim të fundit, doktori ka habitur opinionin publik ndërsa ka argumentuar se ai do të donte ta legalizonte marrjen e heroinës për qytetarët amerikanë, sepse kjo do të ishte zgjidhja e përhershme e problemit. Por si mund të ndodhë kjo?

Fillimisht Dr. Fox, e nis rrëfimin e tij duke thënë se jo rrallë herë i ndodh të ndeshet në rrugë me pacientë të tij, me të cilët është marrë për një kohë të gjatë e sërish nuk ka mundur t’jua heqi varësinë nga droga. Ai thotë se ata jo vetëm që vazhdojnë ta konsumojnë heroinën por gjithashtu duke e marrë këtë të fundit nëpër vende të papërshtatshme ata janë të hapur ndaj një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse për ta dhe komunitetin.

Sipas Dr. Fox, lufta me heroinën nuk është diçka e thjeshtë. Edhe pse manifestohet se specialistë të ndryshëm të psikologjisë mund të realizojnë objektivin e tyre që të largojnë pacientët nga konsumimi I drogës, sërish një përqindje e madhe ose nuk e lë asnjëherë ose i rikthehet vazhdimisht kësaj varëise. Doktori thotë se një zgjidhje e problemit është të hapen disa qendra komunitare kur marrja e heroinës të bëhet në kushte të mira higjenike dhe nën kontroll spitalor. Sipas tij, nëse ata që kanë varësi nga droga duan të marrin heroinë, mund ta bëjnë në këto institucione pa qenë nevoja të fshihen nëpër skuta të pista e të infektohen me HIV nga përdorja e shiringave të njëjta me miqtë.

Sigurisht, nëse insititucionet funksionojnë siç duhet, do të vijë një moment kur marrja e drogës do të duket aq e zakonshme dhe jo çudibërëse sa një pjesë e mirë e të varurve do të heqin dorë vetë. Dr. Fox thotë se moslejimi, burgimi i tyre apo presioni nuk ua lehtëson aspak dhembjen, përkundrazi I shtyn më tepër tek droga. Ai tregon se në një eksperiment të ngjashëm me idenë e tij, pikërisht në një zonë të New York-ut u arrit të ulej përdorimi i heroinës me 39%.

Së fundmi doktori ka thënë se në rast se ky projekt do të vihet në zbatim, paraprakisht duhet një skuadër serioze dhe me objektivin e vetëm për të larguar heroninën nga komuniteti. Në rast se abuzohet apo keqpërdoret ky lejim i heroinës, atëherë kjo do të çojë vetëm në përkeqësim të situatës.

Komento
Shperndaje