Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithçka duhet të dini për “rregullin e 3 sekondëshit” kur ju bie ushqimi në tokë

Gjithçka duhet të dini për “rregullin e 3 sekondëshit” kur ju bie ushqimi në tokë
August 03
14:19 2016

Ju ka ndodhur të gjithëve të rrëzoni pa dashur ushqimin në tokë, patate të skuqura, biskota, një tost? Nuk ka shumë rëndësi se çfarë ushqimi, ne mundohemi që sapo e kemi rrëzuar në tokë ta kapim menjëherë sepse sipas një miti të transmetuar në shumë kultura të botës, nëse një ushqim qëndron vetëm 3 sekonda në tokë, mund të konsumojmë lirisht sepse nuk ka rrezik për ndonjë baktere apo mikrob.

Por sa e vërtetë është kjo? Më në fund, një mjek i mikrobiologjisë, Charles Gerba, ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas kësaj. Ai dhe disa studentë të universitetit të Arizonës kanë bërë një studim të detajuar rreth “rregullit të 3 sekondëshit”.

Sipas tyre, diçka e tillë është e shpikur nga vetë njerëzit si justifikim për ta ngrënë sërish ushqimin e rënë në tokë sepse në momentin që një ushqim bie dhe prek tokën ai mund të marrë mikrobe menjëherë, pa qenë e nevojshme që të qëndrojë aty 3 apo më shumë sekonda.

Thënë këtë, do të ishte mirë që çfarëdo ushqimi që ju bie në tokë ta hidhni menjëherë në koshin e plehrave dhe të mos e konsumoni. Por ju sërish mund të përmendni faktin se kur keni konsumuar një ushqim që ka rënë në tokë, asgjë nuk ka ndodhur me organizmin tuaj. Edhe për këtë, dr. Gerba shpjegon se varet nga vendi se ku ushqimi bie, sepse ka në disa vende edhe pse ka mikrobe, ato nuk janë të dëmshme për organizmin. Megjithatë, nuk duhet t’i besoni gjithmonë rastësisë dhe fatit për të mos rrezikuar seriozisht shëndetin tuaj.

Nëse konsumoni një ushqim që ka rënë në tokë praktikisht është e njëjta gjë sikur të lëpini pjesën e poshtme të këpucës tuaj. Shumë e shpifur apo jo? E shpifur edhe nëse mendoni ta bëni një gjë të tillë vetëm për 3 sekonda. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje