Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjërat që nuk dini mbi të bërit synet

Gjërat që nuk dini mbi të bërit synet
May 14
11:31 2016

Besoj të gjithë janë në dijeni të kuptimit të fjalës “synet” – heqja e një pjese të lëkurës së organit gjenital te meshkujt. Por pikërisht këtu ndalojnë në shumicën e rasteve edhe njohuritë tona mbi këtë proces, i cili, edhe pse ka shekuj që praktikohet, ende nuk ka “dalë jashtë mode”. Fillimisht ky proces është bërë i njohur nga disa rite të fiseve nga vendet lindore të botës, por edhe meshkujt në vendet perëndimore e praktikojnë kur është e nevojshme. Por pse ndodh kjo? Nëse do t’i përmblidhnim arsyet, përgjigjja do të ishte: influenca e fesë, shëndetësisë dhe komunitetit që i përkasim.

Por si bëhen meshkujt synet? Cilët janë faktorët pro dhe kundër? A e përmirëson seksin ky proces? A është i dhimbshëm? Ka shumë pyetje që nuk i janë kthyer përgjigje për një kohë të gjatë dhe kurioziteti, sidomos i femrave (por edhe i meshkujve), është vërtet i lartë.

  1. Ku është më i përhapur? 

Vetëm 15% e meshkujve në Britaninë e Madhe bëhen synet, pak më tepër në SHBA dhe akoma më shumë në vendet lindore (sepse në to ndikon feja më tepër sesa mjekësia).

2. Cila është mosha ideale për të kryer këtë procedurë?

Shumica e djemve që bëhen synet janë në një moshë të vogël, kur janë ende foshnja, vetëm disa ditë apo javë pas lindjes, sepse sa më e madhe të jetë mosha aq më shumë komplikacione mund të ketë për sa i përket gjakderdhjes dhe infeksioneve të ndryshme.

3. Pse bëhen meshkujt synet?

Nuk është gjithmonë feja dhe mjekësia ajo që i imponon meshkujt ta bëjnë këtë gjë. Në shumicën e rasteve është një ndikim kulturor që vjen si pasojë e traditës së familjeve konservatore. Edhe familja mbretërore në Britaninë e Madhe e ndiqte këtë ritual derisa princeshë Diana vendosi ta ndalonte.

4. A ka efekt kjo procedurë te seksi më vonë?

Në fakt, kjo pyetje ende debatohet nëpër botë edhe sot. Disa mendojnë se meshkujt që janë bërë synet ndiejnë më pak kënaqësi seksuale sesa meshkujt që nuk e kanë kryer këtë procedurë. Sipas Organizatës Qendrore të Shëndetësisë, thuhet se në momentin që një pjesë e lëkurës hiqet gjatë këtij procesi, 5 zona delikate dhe të ndjeshme kur kryen marrëdhënie seksuale hiqen gjithashtu.

5. A ka efekte të tjera për sa i përket shëndetit të meshkujve ky proces?

Në fakt, çuditërisht po. Sipas një studimi, djemtë që bëhen synet nën moshën 5 vjeç janë dyfish më të prirur ndaj autizmit. Kjo sepse mjekët thonë që dhembja që ndihet gjatë procesit ndikon te trauma, që çon në autizëm.

6. A ulet risku ndaj infeksioneve?

Po, kjo është e vërtetë. Meshkujt që janë bërë synet janë më pak të prirur ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe infeksioneve që merren gjatë marrëdhënieve seksuale.

Shperndaje