Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjëra që gjinekologët do të donin t’i dinit për vaginën tuaj por me shumë mundësi ju nuk i dini

Gjëra që gjinekologët do të donin t’i dinit për vaginën tuaj por me shumë mundësi ju nuk i dini
December 29
14:58 2017
  • Shpëlarja me ujë nuk është aq e shëndetshme sa duhet

Ne mendojmë se mënyra e vetme që të ndihemi sa më të pasër është që vazhdimisht të pastrojmë vaginën me ujë dhe me solucione të posaçmë. Por gjinekologët tregojnë se nuk është kjo zgjidhja më e mirë pasi vagina duhet të mbajë një pH rreth 3.5 deri në 4.5 ndërkohë që uji është 7 pH dhe krijon një habitat më të pastër seç duhet duke u bërë shënjestër e bakterieve.

  • Të gjitha solucionet që tregojnë se balancojnë pH në fakt janë më të dëmshme për shëndetin e vaginës

Vagina ka bakteriet e saj natyrale pa të cilat nuk mund të jetë e shëndetshme dhe e mbrojtur nga bakteriet e tjera të jashtme. Nëse ju mendoni se pH i vaginës suaj mund të rregullohet duke përdorur sapunë të cilët ju thonë se rregullojnë balancin në vaginën tuan e keni gabim. Doktorët thonë se solucionet mund të çrregullojnë mjedisin në vaginën tuaj ndaj mundohuni që balancin e pH ta rregulloni me ushqimet që merrni. Kosi është shumë i rekomandueshëm ndërkohë që mos harroni të bëni gjithnjë seks të mbrojtur.

  • Kontraceptivët prekin çdo “vaginë” ndryshe, nuk kanë të njëjtin efekt tek të gjithë

Çfarë funksionon për ju dhe hormonet tuaja nuk funksionon për të gjithë. Kjo do të thotë se çdokush prodhon sasi të ndryshme hormonesh të cilat variojnë në bazë të moshës, shëndetit dhe stresit që keni. Kontraceptivët janë të efektshëm vetëm nëse ju i merrni ato në mënyrë të saktë pasi shumë vajza dhe gra i përdorin gabim dhe mbesin shtatzënë gjithsesi.

  • Kontraceptivët nuk përdoren vetëm për të mos ngelur shtatzënë

Ju mund të mos jeni aktive seksualisht dhe sërish të përdorni kontraceptivë për të rregulluar balancin e hormoneve në trup apo për të zhdukur aknet tuaja. Nëse mjeku gjinekolog ju tregon se duhet të merrni kontraceptivë për një arsye tjetër shëndetësore, që s’ka asnjë lidhje me marrëdhëniet seksuale, bëni mirë të mos jeni skeptikë sepse kontraceptivët nuk janë vetëm për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara.

  • Po, ju mund të ngelni shtatzënë gjatë ciklit menstrual

Edhe pse është një gojëdhënë e besuar kudo se gjatë kohës që ju jeni me cikël, nuk mund të ngelni shtatzënë, ka sërish një mundësi që kjo mund të ndodhë. Gjithçka ka të bëjë me ovulimin, momenti i ciklit kur ju jeni më fertile se kurrë. Nëse ju keni një cikël të çrregullt dhe më të shkurtër se normalja që është 28 ditë, me shumë mundësi mund të ngelni shtatzënë pasi sperma mund të qëndrojë në vezën tuaj për 5 ditë përpara se të shpërbëhet çka rrit mundësinë që të mbeteni shtatzënë.

  • Nëse keni dhembje të tmerrshme gjatë ciklit, kjo nuk është normale

Nëse vuani nga dhembjet e mëdha gjatë ciklit menstrual duhet me patjetër të vizitoheni pasi mund të keni probleme me vezoret apo mund të keni kiste të cilat mund të kthehen shpejt në problematike.

  • Shkoni tek gjinekologu, nuk është tabu, është një e mirë që i bëni shëndetit.

Ju mund të mos keni asnjë arsye në botë për të shkuar tek mjeku gjinekolog por pas fazës së pubertetit duhet që t’i keni vizitat periodike në mënyrë që të jeni gjithë kohës të vetdijshme se çfarë ndodh në vaginën tuaj. Në rast infeksionesh apo probleme të ngjashme ato mund të kurohen shumë më mirë kur i kapni shpejtë se sa pasi janë përhapur ne gjithë trupin tuaj.

/Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje