Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjëra që duhet të dini patjetër për mirëmbajtjen e dhëmbëve dhe higjienës orale

Gjëra që duhet të dini patjetër për mirëmbajtjen e dhëmbëve dhe higjienës orale
August 18
10:30 2016

Të gjithë duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm për higjienën orale, por jo gjithmonë kemi informacionin e duhur. Për shembull, jo të gjithë e dinë se sa shpesh duhet t’i lajnë dhëmbët ose sa kohë duhet për t’i larë. Ekspertët e Shoqatës Dentare Britanike kanë dhënë një listë me gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni për dhëmbët tuaj.

Sa shpesh duhet t’i lani?

Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve duhet t’i lani 2 herë në ditë me një pastë fluoride. Kufizoni ushqimet me sheqer në dietën tuaj dhe shkoni rregullisht te dentisti.

Çfarë nuk duhet të bëni?

  • Të lani dhëmbët për disa sekonda është e gabuar. Lajini dhëmbët rreth 2 minuta.
  • Shpëlarja e gojës pas larjes me pastë fluoride ndihmon në parandalimin dhe kontrollin e prishjes së dhëmbëve, por ujin e hidhni përsëri dhe duhet të bëni të kundërtën, pijeni dhe mos e hidhni sepse zvogëlon përqendrimin e fluorit.
  • Lani direkt dhëmbët pas ngrënies. Është e gabuar sepse smalti është i butë pas ngrënies, ndaj duhet të prisni një orë që dhëmbi të forcohet përsëri.
  • Përdorni furçë të ashpër dhe në këtë mënyrë dëmtoni indet e buta në mishra. Përdorni një furçë të butë që mund t’i lajë lehtësisht dhëmbët.

Çfarë duhet të bëni?

  • Lajini dhëmbët 2 herë në ditë nga 2 minuta me pastë fluoride.
  • Larja e dhëmbëve duhet të jetë gjëja e fundit që bëni para gjumit.
  • Përdorni një furçë të vogël dhe të butë.
  • Lani të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve brenda e jashtë te pjesët që përtyp.
  • Nëse keni hapësira mes dhëmbëve duhet të përdorni një furçë ndërdhëmbësh sepse hapësirat janë të ngushta për t’u përshtatur me furçën e zakonshme.
  • Nëse jeni të pasigurt pas larjes përdorni tablet që të mirëmbani higjienën orale.
  • Furçat elektrike ndihmojnë në largimin e pllakës dentare, por përdorini në mënyrë korrekte.

Çfarë është pllaka dentare?

  • Pllaka dentare krijohet nga ngjitja e baktereve në mishrat dhe dhëmbët tuaj. Ajo zhvillohet vazhdimisht kështu që duhet ta hiqni në çdo larje të dhëmbëve. Disa baktere të dëmshme në gojë ushqehen me sheqernat që ju hani dhe krijojnë acide që shkatërrojnë smaltin.
  • Dëmtimet e dhëmbëve janë infeksione bakteriale që krijohen nga acidet dhe shkaktojnë vrima në to.
  • Sa më shumë sheqer të hani, aq më shumë acid do të krijohet në dhëmbët tuaj dhe rreziku për prishjen e tyre do të jetë më i lartë./Blitz.al/
Komento
Shperndaje