Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gati standardizimi i paketave të cigareve në mbarë botën

Gati standardizimi i paketave të cigareve në mbarë botën
June 05
17:47 2016

Sipas asaj që pohon Organizata Botërore e Shëndetit, paketimet e standardizuara për cigaret mendohet të bëhen globale për të pasur një ndikim të madh edhe te shëndeti.

Lëvizjet e shumta për të prezantuar paketimin e ri standard në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Australi do të ndikojnë politikën në mbarë globin.

Por sipas Shoqatës të Prodhuesve të Duhanit, kjo politikë po nxitet më shumë nga dogma sesa nga faktet.
Rreth 6 milionë vdekje çdo vit lidhen me duhanin.

Paketat standarde kanë një ngjyrë uniforme për të gjitha llojet e markave, përveç paralajmërimeve shëndetësore. Emrat e markave janë të paraqitura me një shkrim të vogël, pa dallim nga njëra markë në tjetrën.

Premisa është se ky veprim vret magjinë dhe tërheqjen ndaj pirjes së duhanit dhe Benn McGrady, nga Organizata Botërore e Shëndetit, tha se “provat” tregojnë se kjo masë sjell uljen e normave të pirjes së duhanit.

Australia i ka futur në tregun e vet këto paketa në vitin 2012 dhe të dhënat tregojnë se normat e konsumit të duhanit ranë me një “shumë të rëndësishme” shtesë prej 0.55% – ekuivalenti i 108,000 njerëzve – në mes të dhjetorit 2012 dhe shtatorit të vitit 2015.

“Ne mendojmë se prova tani është aq e dukshme që është e mundur dhe ne jemi dëshmitarë dhe nxitës të globalizimit të paketimit të thjeshtë, veçanërisht pasi edhe vendet me ndikim, si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Australia e kanë implementuar këtë masë. Ka kundërshtime masive nga kompanitë e duhanit, të gjitha janë kundër kësaj mase, sepse ajo do të reduktojë ndjeshëm konsumin e duhanit. Ne jemi në prag të diçkaje shumë të madhe dhe ajo do të ketë një ndikim mjaft të rëndësishëm në shëndetin publik”, – shprehet z. McGrady nga OBSH për BBC-në.

Ashtu si Australia, Britania e Madhe e Franca, edhe Irlanda, Norvegjia, Singapori, Kanadaja, Kili, Brazili, Panamaja, Zelanda e Re dhe Belgjika janë në faza të ndryshme të implementimit të paketave universale.

“Provat nga Australia nuk vlejnë, është provuar se paketat standarde si një masë më vete nuk kanë pasur ndikim në trendet afatgjata të pirjes së duhanit”, – thotë nga krahu tjetër Giles Roca, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve të Duhanit.

“Ta themi thjesht, i njëjti rezultat në drejtim të normave të konsumit të duhanit do të ishte arritur edhe duke mos bërë asgjë”,- shtoi ai.

Komento