Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fuqia e prekjes në të gjitha format e saj. Ndiqini këto rituale

Fuqia e prekjes në të gjitha format e saj. Ndiqini këto rituale
August 16
23:06 2016

Shkencëtarët sugjerojnë disa rituale që secili prej nesh duhet t’i ndjekë nëse do të jetë i lumtur.

  1. Vlerësoni fuqinë e prekjes. Nga studimet e kryera rezulton një e vërtetë e madhe. Njerëzit prekin telefonat e tyre rreth 85 herë në ditë. Por sa herë në ditë prekin dikë tjetër? Kjo nuk ndodh shpesh. Secili mund të prekë më shumë njerëz dhe ky veprim do të përmirësonte jetën tuaj. “Prekja nuk është fakultative për zhvillimin e njeriut.”, shprehet një shkencëtar.

Një foshnje, të cilit i privohet kontakti social, sikundër ka ndodhur në një jetimore në vitet 1980-1990, përballet me një fatkeqësi. Rritja i ngadalësohet, sëmuret, ka çrregullime emergjente në humor, problem që e shoqërojnë gjatë rritjes. Nuk ka rëndësi nëse nuk keni fëmijë, bën mirë ta dini.

  1. Puthjet gjatë orarit të punës nuk rekomandohen, por të puthurit përpara se të nisni punën.. pse jo! Një puthje përpara se të shkoni në punë, mund t’iu zgjasë jetën dhe të rrisë mundësinë e rritjes së pagës në 30%.

Nga një studim 10-vjeçar i kryer në Gjermani gjatë viteve 1980 ka zbuluar se burrat që puthin gratë e tyre përpara se të shkojnë në punë, jetojnë mesatarisht pesë vjet më shumë dhe mund të fitojnë 20-30% më shumë se kolegët. Studimet kanë treguar se të mosputhurit në mëngjes rrit me 50% mundësinë e një aksidenti me makinë. Puthjet iu sigurojnë një qëndrim pozitiv, çka mundëson një jetesë më të shëndetshme.

  1. Keni nevojë për ndihmë në një projekt? Prekni bashkëpunëtorin tuaj, tregohuni të afrueshëm, kërkoni ndihmë. Prekja delikate çuditërisht ka efekt pozitiv. Nëse punoni në ekip, bashkëpunimi rrit shanset për të fituar më shumë.
  1. Nga një studim i kryer, i cili u përqendrua në dy grupime, rezultoi se studentë që kishin shkëmbyer më shpesh përqafime, ishin më të lumtur. Përbërësi magjik i përqafimit është oksitocina, i njohur ndryshe si hormoni i dashurisë.

Një përqafim iu bën të lumtur, zvogëlon dhimbjen, redukton lodhjen dhe përmirëson gjumin. 8 përqafime në ditë iu bëjnë më të shëndetshëm se pirja e 8 gotave ujë.

  1. Masazhet

Masazhet forcojnë marrëdhënien. Rezultati është i qartë, masazhi rrit nivelin e hormonit Serotonin, i cili është kimikati kryesor që përfshihet në rregullimin e humorit dhe emocioneve. Nëse iu ofrohet një masazh nga një njeri i veçantë, kjo do iu bëjë edhe më të lumtur. Masazhi nga një person i dashur lehtëson dhimbjen, zbut depresionin dhe forcon marrëdhënien.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje