Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Studimi i fundit: “Prindër, po i bëni fëmijët obezë!”. Masat e duhura të ushqimit janë këto…

July 05
12:00 2016

...

Duke qenë se obeziteti te fëmijët është një nga çështjet më të diskutuara të viteve të fundit, një studim ka ndërmarrë iniciativën të gjejë përgjigjen në thelb të problemit. Ata ia kanë nisur të shikojnë se si prindërit ushqejnë fëmijët e tyre që janë nën moshën 6-vjeçare duke u fokusuar më së shumti te masa sesa te përmbajtja.

“Forumi për Ushqyerjen e Fëmijëve” investigoi rreth 1000 familje që kishin së paku një fëmijë nën moshën 6-vjeçare. Në përfundim të studimit u pa se 1 në 10 prindër u ofronin fëmijëve të tyre masën e ushqimit që i ofronin edhe një të rrituri (apo konsumonin vetë).

Gill Harris, i cili është edhe psikologu që ka udhëhequr studimin, ka thënë se pavarësisht se rezultatet janë alarmante nuk është kurrë vonë për të mësuar mënyrën e duhur të ushqyerjes së fëmijëve. Mjafton që ju të lexoni librat për fëmijë apo manualet mbi ushqyerjen dhe t’u qëndroni strikt atyre porcioneve. Sigurisht, sipas kushteve të veçanta, këto porcione mund të ulen apo rriten, por kjo nuk do të thotë që abuzimi me to të kthehet në rutinë.

Nëpërmjet galerisë ndiqni gabimet e prindërve në masën e ushqyerjes së fëmijëve që studimi ka nxjerrë në pah. Nëse edhe ju jeni një nga këta prindër që gabojnë në masën e ushqyerjes jeni në kohë për të ndryshuar në mënyrë që fëmijët tuaj të jenë të shëndetshëm dhe të mos vuajnë nga obeziteti.

 

Komento
Shperndaje