Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet shkenca: Për t’u zhvilluar, fëmijët kanë nevojë për mikrobe, jo antibiotikë!

Flet shkenca: Për t’u zhvilluar, fëmijët kanë nevojë për mikrobe, jo antibiotikë!
January 09
10:02 2017

Po, është e rëndësishme që të lani duart. Sidomos në këtë periudhë delikate të sezonit kur gripi është kudo mes nesh. Problemi është që prindërit e kanë marrë më seriozisht sesa duhet të gjithë këtë çështjen e pastërtisë!

Kjo ka qenë arsyeja se pse tre doktorë shkencash kanë shkruar një artikull të detajuar që e kanë titulluar: “Lërini fëmijët të hanë me duart pis!”. Fillimisht prej titullit shumë prindër janë frikësuar dhe habitur njëkohësisht, por në fakt vazhdimi i titullit ka qenë: “Le të ruajmë fëmijët nga një mbi-fiksim ndaj pastërtisë”.

Autorët tregojnë se disa mikrobe janë të rëndësishme sepse në të kundërt fëmijët nuk mund të kenë imunitet. “Ne lindim pa mikrobe. Dhe në këtë moment imuniteti ynë nuk është ende i ndërtuar dhe as i zhvilluar. Në momentin që mikrobet bëhen pjesë e organizmit tonë, edhe imuniteti nis punën e tij. Pa mikrobet, sistemi ynë imunitar nuk mund të luftojë kundër infeksioneve”, – kanë thënë ata.

Çështja nuk qëndron vetëm te prezenca e mikrobeve, por edhe tek ajo çka ato prodhojnë. Ato prodhojnë substanca dhe molekula që direkt kanë ndikim te qeliza duke i trajnuar se si qelizat duhet të veprojnë në rast sëmundjeje apo infeksioni.

“Kjo higjienë e çmendur ka gjithashtu lidhje edhe me sëmundjet inflamatore, obezitetin dhe gjithashtu autizmin. Ne ende jemi duke studiuar në këtë sferë, por deri tani jemi të mendimit se këto sëmundje nuk mund të shpjegohen vetëm me anë të gjeneve. “Gjenet tona nuk mund të ndryshojnë aq shpejt. Ekspozimi i hershëm te mikrobet ka rritur edhe raportet me këto sëmundje. Fëmijët nuk prezantohen me mikrobet që të vegjël dhe sistemi i tyre imunitar është shumë delikat, gjë që bën që këta të jenë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve”, – shpjegojnë autorët.

Fëmijët që rriten në fshat janë më pak të prirur ndaj sëmundjeve se fëmijët që ruhen me një kujdes të frikshëm ndaj mikrobeve. Gjithashtu prindërit më tepër sesa të fiksohen me pastërtinë duhet të fiksohen me faktin që fëmijët të ushqehen vetëm me produkte BIO si dhe t’i lënë fëmijët lirisht të luajnë me kafshët, duke mos menduar se ata mund t’i bëjnë pis.

Kur fëmijët dalin nga tualeti dhe përpara se të konsumojnë vaktin ushqimor, sigurisht që duhet të kujdeseni që duart t’i lajnë, por në momentet e tjera, ky kujdes është i tepërt dhe krijon më shumë dëm sesa rregullon. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje