Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet Dr. Fletcher: Kujdes, frika ndaj vaksinës që shkakton autizëm po kthehet në realitet!

Flet Dr. Fletcher: Kujdes, frika ndaj vaksinës që shkakton autizëm po kthehet në realitet!
April 15
16:12 2016

Doktori Peter Fletcher, që është dhe drejtuesi i kërkimit shkencor për Departamentin e Shëndetit, tha se nëse provohet se vaksina shkakton autizëm, atëherë refuzimi i shteteve për të marrë seriozisht rrisqet do e kthejë këtë çështje në skandalin më të madh të historisë së mjekësisë.

Ai shtoi gjithashtu se pasi pranoi të bëhej pjesë e një komisioni për kujdesin ndaj ilaçeve të fëmijëve, siguroi disa dokumente në të cilat paraqiteshin argumente lidhur me këtë rast, ndaj dhe direkt besova se publiku duhet të ishte në dijeni të këtyre.

Dr. Fletcher, ka thënë se ka parë dëshmi të qëndrueshme nga shkencëtarë mjekësor nëpër botë se vaksinat kundër shytave, rubeolës dhe fruthit mund të shkaktojnë dëme të caktuara tek truri i fëmijëve.

“Ka njerëz në pozicione shumë të fuqishme dhe autoritet të lartë në Britani dhe kudo, që kanë mbrojtur vaksinën për një kohë të gjatë dhe nuk mund të lejojnë që gjithë reputacioni që kanë ngritur deri më tani të ndryshohet…” – ka thënë Fletcher.

Fillimisht doktori pati dyshime tek vaksina që në 2011, duke thënë se kishte mungesë sigurie në krijimin e kësaj vaksine por tanimë ai mendon se këto “frikëra teorike” kanë një probabilitet të lartë për të qenë të vërteta…

Sipas tij, ka një grumbullim të faktesh, analizash universitare, spitale të tëra në gjithë botën që po e pranojnë tashmë se vaksina mund të shkaktojë autizëm, ndërkohë vetëm qeveritë dhe autoritetet përkatëse janë të lumtur kur shohin një pjesë të publikut ta injorojë këtë gjë.

Gjatë 15 viteve të fundit, që prej përdorimit masiv të kësaj vaksine, janë rritur rastet e autizmit dhe formave të tjera të çrregullimeve në tru tek fëmijët, si dhe është rritur shqetësimi ndaj sëmundjeve inflamatore tek fëmijët dhe çrregullime të sistemit imunitar.

Së fundmi, doktori Fletcher thotë se ajo çka e shqetëson më shumë është fakti që nuk ka asnjë kontribut financiar nga ana e qeverive për të ndihmuar në kërkimin e mëtejshëm të dilemës nëse vaksina shkakton apo jo autizëm. Përderisa ka shumë fakte që tregojnë se kjo është e vërtetë, minimalisht, sipas Fletcher, qeveritë duhet të heqin një pjesë të fondeve që përdorin për suportin dhe reklamimin e vaksinës, e ta delegojnë tek ekspertët për të zhvilluar një punë kërkimore ku rezultatet të jenë të pakontestueshme.

 

Etiketimet
Shperndaje