Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Femrat nuk duhet të kenë turp nga sëmundjet mendore

Femrat nuk duhet të kenë turp nga sëmundjet mendore
May 25
21:07 2016

Shumë femra që bien pre e sëmundjeve mendore kanë turp të flasin dhe të tregojnë për to.  Duke menduar se do të paragjykohen, ato nuk flasin deri në momentin që sëmundjet mendore arrijnë të avancojnë. Shumë femra preken nga depresioni, ankthi, sulmet e panikut dhe disa prej tyre shprehen se kur flasin me dikë ose i drejtohen mjekut kanë një ndjenjë lehtësimi. Depresioni karakterizohet  nga mendimet e humbjes dhe ndryshimet në oreks. Ankthi përfshin mendimet e rrezikut dhe paqartësive, dhembje koke dhe tension muskujsh.

Një vajzë e quajtur Kat Kinsman,e cila ka vuajtur nga depresioni që në moshë të vogël, ka treguar historinë e saj. Kinsman në fillim ka fshehur sëmundjen e saj sepse nuk donte të paragjykohej dhe nuk shkonte te psikiatri, sepse i trembej asaj që mund të dëgjonte. Por kur familja e saj e kuptoi, ajo bisedoi me një psikiatër dhe thotë se familja dhe i shoqi i kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe për këtë bashkëshorti i saj ka vendosur të shkruajë edhe një libër.  Kinsman është lehtësuar kur ka marrë vesh diagnozën, sepse më në fund sëmundja e saj mendore mund të shpjegohej. Ajo vuante nga depresioni, ankthi dhe sulmet e panikut dhe është e vetëdijshme se ankthi do ta shoqërojë gjithë jetën. Kinsman u bën thirrje të gjitha grave që të mos kenë turp. Ato duhet të flasin me mjekët dhe terapistët  për të kuptuar sëmundjen e tyre. Duhet të gjejnë forcën dhe të përballojnë sëmundjet, të cilat mund t’i shoqërojnë për një kohë të gjatë.

Etiketimet
Shperndaje