Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Faktet që nuk dinit rreth vaginës

Faktet që nuk dinit rreth vaginës
June 09
18:24 2016

Vagina është një nga organet më të rëndësishme në trupin e një femre, jo vetëm për faktin që ofron kënaqësi seksuale, por ka edhe disa specifika të cilat edhe vetë femrat nuk i dinë për organin e tyre seksual.

Mendoni se i dini të gjitha rreth vaginës? Lexoni faktet e mëposhtme dhe mendohuni edhe një herë.

  1. Kur jeni e eksituar, vagina dyfishon përmasat.
  2. Nuk ka nevojë ta lani vaginën për ta pastruar pasi organizmi juaj prodhon lëngje që e pastrojnë atë.
  3. Ngjyra e saj ndryshon vazhdimisht, sidomos gjatë shtatzënisë, kur presioni i gjakut rritet.
  4. Klitori ka 8,000 nerva, pra dyfishin e nervave që përmban një penis.
  5. Vagina mund të forcohet, aq sa edhe mund të marrë formën e duhur me anë të Kegels.
  6. Gjaku nga menstruacionet mund të shpëtojë jetë njerëzish.
  7. Është e pamundur të humbasësh gjëra në vaginë… d.m.th. as tamponë.
  8. Teksa meshkujt mund të kenë 1 lloj orgazme, femrat mund të kenë 4 lloje: klitoriale, vaginale, të përzier dhe të shumëfishtë.
  9. Një femër mund të ketë 2 vagina njëherësh. Kjo quhet “uterus didekphys”, pra dy uteruse dhe dy perioda.
  10. Vagina nuk lirohet apo zgjerohet pas shumë marrëdhënieve seksuale. Pas seksit ajo merr formën e mëparshme.
  11. Vagina ka të njëjtin pH sa edhe një gotë verë: 3.8 deri në 4.5.
Etiketimet
Shperndaje