Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertët paralajmërojnë: Në të ardhmen, kanceri prej obezitetit do të vrasë më shumë njerëz se duhani

Ekspertët paralajmërojnë: Në të ardhmen, kanceri prej obezitetit do të vrasë më shumë njerëz se duhani
September 24
13:08 2018

Obeziteti mund të marrë vendin e duhanit si shkaktari më i madh i kancerit, në 25 vitet e ardhshme. Ky studim është bërë nga Qendra e Kërkimit për Kancerin në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tij, nëse trendi shkak-pasojë i obezitetit me kancerin vazhdon me ritmet e ditëve të sotme, në vitin 2035 do të kemi rreth 23 mijë viktima, 2000 më pak se ç’do të ketë shkaktuar duhani atë vit. Ndërkohë që në vitin 2043, pesha e tepërt mund ta kalojë si shkaktari numër 1 i vdekjes nga kanceri.

Ky studim vlen sidomos për femrat, sepse për meshkujt projektohet që cigarja të jetë ende shkaktari numër një i kancerit, për shkak të përdoruesve të shumtë. Formula e përdorur për këtë studim kombinon projeksionet e incidensës së kancerit, përhapjes së duhanpirjes dhe obezitetit. Nëpërmjet kësaj formule kanë dalë këto shifra alarmante të cilat kanë nxitur shumë institucione shëndetësore të nisin një fushatë për informacionin mbi obezitetin.

Në Angli, vetëm një në shtatë persona janë në dijEni të dëmeve shëndetësore që shkakton pesha e tepërt, por kjo statistikë është pak a shumë e njëjtë dhe për vendet e tjera të Europës. Për këtë arsye fushata sensibilizuese për të parandaluar projeksionet e studimit të lartpërmednur, do fillojë me disa reklama dhe njoftime në televizion, për ndalimin e ushqimeve të shpejta e të dëmshme. Në fakt, profesorët e qendrës së kërkimit thonë se rënia e shifrave për duhanin si shkaktar është një arsye për të festuar sepse tregon se si fushata kundër pirjes së tij ka funksionuar. Ndërkohë që tani problemi i obezitetit është ai më shqetësuesi dhe duhet të luftohet me çdo mjet, jo vetëm si shkaktari i kancerit por dhe si shkaktar i diabetit të tipit 2, problemeve me zemrën etj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje