Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E vërteta shkencore mbi përtypjen e çamçakëzit

E vërteta shkencore mbi përtypjen e çamçakëzit
June 04
10:42 2016

Kur kemi qenë të vegjël, të gjithëve për shkak të përtesës por edhe “për të thyer rregullat” e vendosura nga prindërit na ka ndodhur ta përtypim çamçakëzin. Sigurisht ky proces shoqërohet me shqetësimet e prindërve të cilët janë gjithnjë të gatshëm për të bërtitur: “Ky çamçakëz që përtype do të qëndrojë 7 vite në stomak”; “Tani do të të lidhen zorrët” e plot të tjera si këto. Por në realitet, sa qëndron një çamçakëz në stomak dhe a është kaq i rrezikshëm sa e bëjnë prindërit zakonisht?

Komuniteti mjekësor në Amerikë ka realizuar një studim të detajuar lidhur me këtë çështje. Në rezultatet që kanë publikuar studiuesit përgjigje janë tejet të thjeshta dhe të kuptueshme, duhet vetëm që herën tjetër që përtypim një çamçakëz ta çojmë këtë proces në mendje. Siç e dimë, një produkt normal shkon në këtë mënyrë: përtypje mekanike, më pas veprojnë enzimat dhe në fund acidi i stomakut për tretjen. Ndërkohë që në rastin e çamçakëzit, më së shumti për faktin se çamçakëzi ka një përmbajtje llastiku dhe gome (qoftë natyral apo qoftë i industrializuar) vështirësohet procesi normal.

Fillimisht ne nuk e përtypim çamçakëzin, por vetëm “luajmë” me të. Pra kur ju e përtypni, çamçakëzi do të shkojë në masë të papërpunuar direkt në stomak. Enzimat do të kryejnë punën e tyre duke ndarë karbohidratet dhe gjithë produktet e njohura prej tyre, por nuk mund të ndajnë materialin e gomës që ndodhet te çamçakëzi sepse asnjë enzimë nuk është e specializuar për këtë. Më pas edhe acidi i stomakut, edhe pse është i fortë, nuk mund ta ndajë materialin e llastikut. A do të thotë kjo se çamçakëzi juaj do të jetojë përjetësisht në stomak?

Absolutisht që jo! Edhe pse stomaku nuk mundet ta djegë i vetëm çamçakëzin kjo nuk do të thotë se aparati tretës nuk e dërgon këtë të fundit direkt e në zorrën e trashë, ku për 1 deri në 2 ditë, çamçakëzi i përtypur do të dalë jashtë trupit tuaj. Përrallat që ju thonë prindërit nuk janë të vërteta! Megjithatë, sa t’i përtypni të tilla materiale më mirë t’i hidhni në koshin që gjendet pranë jush…

 

Shperndaje