Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pazakontë! Dhembjet nga periodat do të marrin fund, tamponët me marijuanë janë gati…

E pazakontë! Dhembjet nga periodat do të marrin fund, tamponët me marijuanë janë gati…
August 03
09:48 2016

Lajme të mira për femrat: ato nuk do të kenë më dhembje gjatë ditëve të ciklit menstrual. Një kompani e quajtur “Fiora” ka krijuar disa tamponë që përmbajnë elemente marijuane, në mënyrë që të ndihmojnë femrat të mos kenë dhembjet e tmerrshme që shpesh përjetojnë gjatë ciklit. Tani kjo gjetje është gati për publikun.

Këta tamponë përmbajnë THC dhe CBD (dy elementet më aktive që gjenden te marijuana) dhe e ulin në masë dhembjen, çlirojnë kimikate qetësie në tru dhe relaksojnë muskujt e nervat. Shumë femra që i kanë provuar tamponët e rinj kanë qenë mjaft të kënaqura dhe kanë thënë se dhembjet që ato kanë pasur më parë nuk i kanë ndier më.

Sigurisht që nuk është shumë e lehtë për t’i siguruar këta tamponë me marijuanë. Në fillim ju duhet të bëheni pjesë e kompanisë “Fiora” dhe në varësi të shtetit ku jetoni duhet të dërgoni te kjo kompani një raport mjekësor ku të tregoni se ndjeni dhembje të forta gjatë ciklit dhe një letër rekomandimi nga mjeku juaj. Një pako me katër tamponë do të kushtojë 44 dollarë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje