Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Doni të largoni stresin? Mjaftojnë vetëm 90 sekonda nga ky aktivitet

Doni të largoni stresin? Mjaftojnë vetëm 90 sekonda nga ky aktivitet
February 22
10:21 2017

Stresi është cilësuar si sëmundja e këtij shekulli. Duke qenë se përditshmëria jonë është shumë e ngarkuar si në lëvizje, ashtu edhe në materialin që i fusim trurit, më shumë ose më pak, të gjithë kemi stresin bashkëshoqërues të ditëve tona. E frikshme në fakt kur raportohet se simptomat e para të stresit vihen re që tek adoleshentët nga ngarkesa mësimore dhe emocionale dhe me radhë në vitet më pas.

Por ndonëse ka shumë rekomandime për aktivitet fizik, meditim, madje edhe ilaçe për të çliruar stresin, së fundi një studim i kryer nga doktori Barrie Sueskind ka treguar se një aktivitet që ndihmon shumë largimin e stresit është piktura. Nuk ka rëndësi nëse ju jeni të mirë në pikturë ose jo, e rëndësishme është të keni pranë vetes disa bojëra dhe një telajo dhe merrni vetëm 90 sekonda gjatë momentit më stresues të ditës për të “shkarravitur” diçka që ju vjen në moment.

Provojeni dhe do t’i shihni rezultatet! /Blitz.al/

Share