Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të keni një fytyrë të shëndetshme dhe që shkëlqen? Këto ushqime duhet të jenë çdo ditë në pjatën tuaj

Doni të keni një fytyrë të shëndetshme dhe që shkëlqen? Këto ushqime duhet të jenë çdo ditë në pjatën tuaj
May 09
12:45 2017

Mund ta dini se çfarë ndodh kur nuk konsumoni ushqime të shëndetshme, gjithçka shfaqet në fytyrën tuaj. Megjithatë, nuk janë vetëm ushqimet e shpejta ato që e bëjnë fytyrën tuaj me papastërti, por është edhe mungesa e produkteve që duhet t’i bëni pjesë menjëherë në pjatën tuaj të paktën një herë në ditë.

Më poshtë do t’ju tregojmë produktet që, sipas dermatologut Rachel Nazarian, duhet të jenë në listën tuaj në mënyrë që lëkura e fytyrës jo vetëm të jetë e shëndetshme, por edhe të shkëlqejë.

SHEGA – nuk ka rëndësi nëse ju e konsumoni ashtu si frutë apo e konsumoni në formë lëngu frutash. Sido që të jetë forma që dëshironi, do t’i merrni të gjitha të mirat e saj sidomos për sa u përket vetive antioksidante.

QITRO – nëse nuk e konsumoni dot qitron, mund ta zëvendësoni me portokall, por nuk do ta keni rezultatin aq të mirë sa me frutën e parë. Nëse keni parë kremra të ndryshme ato e përdorin qitron për të përmbledhur substancat me njëra-tjetrën dhe për t’u dhënë freski. Si qitro ashtu edhe limoni janë të pasura në vitaminë C.

KOSI – nëse jeni të dashuruar me skrabin e trupit apo të fytyrës, duhet ta dini se një nga komponentët e tij është edhe kosi. Jo më kot ky i fundit përdoret edhe për të larë fytyrën, por duhet të siguroheni që kosi që përdorni të jetë natyral në mënyrë që të ketë sa më tepër vlera.

KAROTA – bëjeni karotën pjesë kryesore të sallatës tuaj dhe do të shihni se sa mirë do ta ndjeni fytyrën. Jo vetëm që ndihmon tek aknet, por edhe te vaji i tepërt i fytyrës.

ÇAJI JESHIL – besoj e keni dëgjuar se çaji jeshil është shumë i mirë nëse ju doni të dobësoheni, por një veti tjetër shumë e mirë e këtij çaji është edhe hidratimi që i jep lëkurës dhe pastrimi nga brenda qelizave.

USHQIMET QË DUHET T’I HIQNI MENJËHERË NGA PJATA JUAJ PËR TË PASUR NJË FYTYRË TË SHËNDETSHME:

PIJET ME GAZ (shumë sheqer dhe indeks të lartë glicemik)

QUMËSHTI (qumështi shton aknet si pasojë e rritjes së hormoneve në trup)

PATATINAT (kripa e tepërt shkakton dehidratim)

 

Komento
Shperndaje