Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doktorët paralajmërojnë të mos u jepni fëmijëve “hot dog”! Ja arsyeja…

Doktorët paralajmërojnë të mos u jepni fëmijëve “hot dog”! Ja arsyeja…
November 07
11:50 2016

Amerikanët përdorin në masë ushqimet e shpejta, sepse edhe jeta është e tillë, e shpejtë. Por kjo metodë ushqyerje është përhapur tani në të gjithë botën dhe ka target sidomos fëmijët, të cilëve u pëlqejnë shumë sepse ushqimet e shpejta u duken edhe më të bukura në pamje.

Megjithatë, le të fokusohemi te “hot dog”. Një mjek i epidemiologjisë, pas një studimi që ka kryer, ka dalë në konkluzionin se fëmijët që konsumojnë 12 “hot dog” në muaj kanë 9 herë më shumë mundësi për t’u sëmurur me leucemi sesa fëmijët që nuk i konsumojnë. Gjithashtu fëmijët që konsumonin “hot dog” për çdo ditë të javës kanë risk për kancerin e trurit.

Gjithashtu të njëjtat rrezikshmëri kishin edhe fëmijët të cilët nuk konsumonin “hot dog”, por baballarët e tyre kanë konsumuar vazhdimisht përpara ngjizjes së fëmijës.

Kjo rrezikshmëri e lartë vjen si pasojë e mishit që përdoret për këto ushqime. Mishi koncentrat ka përmbajtje sodiumi, nitrate, fosfate dhe të tjera përzierje si këto. Sipas Dr. Alicja Wolk, këto nitrate arrijnë edhe t’i ndryshojnë ngjyrën mishit.

Duhet të jeni të kujdesshëm që të mësoni fëmijët tuaj me sa më pak ushqime të paketuara, kontrolloni vazhdimisht etiketat e ushqimeve, konsumoni ushqim organik dhe konsumoni sa më tepër antioksidantë. Duhet të jeni të kujdesshëm për fëmijët tuaj por edhe për veten, sepse gjithçka transmetohet brez pas brezi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje