Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dietologia e njohur tregon çelësin e suksesit: Hiqni vetëm këtë produkt nga përditshmëria juaj!

Dietologia e njohur tregon çelësin e suksesit: Hiqni vetëm këtë produkt nga përditshmëria juaj!
June 08
10:08 2017

Nëse jeni duke u munduar që të jeni sa më në formë për plazh (ashtu siç të gjithë në fakt jemi duke bërë) duhet të konsideroni disa iniciativa të reja për sa i përket trupit tuaj. Sipas dietologes së njohur Cara Anselmo, mjafton vetëm eliminimi i një produkti për të bërë ndryshime të mëdha.

“Largoni pijet me sheqer. Nëse ju konsumoni një pije që ka 500 kalori ose konsumoni një ushqim që ka 500 kalori, unë do t’ju sugjeroja të dytën pasi duke konsumuar një ushqim do të ngopeni ndërsa nëse do të pini do t’ju marrë uria shumë shpejt dhe do të detyroheni të konsumoni edhe të tjera kalori, gjë që do t’ju bëjë të shtoni më shumë kilogramë”, – ka thënë Anselmo.

Gjithashtu, dietologia u vuri rëndësi hapave të vegjël përpara hapave të mëdhenj, që do të thotë se duhet të nisni nga eliminimi i produkteve të veçanta, pastaj të nisni një dietë tërësisht të shëndetshme, pasi nëse do të kaloni menjëherë në këtë stad me shumë mundësi do të dështoni në arritjen e peshës ideale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje