Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dietologët bien në një mendje! Këto tre ushqime ju bëjnë më të uritur

Dietologët bien në një mendje! Këto tre ushqime ju bëjnë më të uritur
November 04
17:38 2016

Ekzistojnë disa ushqime të cilat pasi i konsumon të bëjnë edhe më të uritur dhe rrjedhimisht kërkon të konsumosh më tepër. Zakonisht ushqimet që na bëjnë të konsumojmë më tepër janë ato të varfra në proteina dhe në fibra. Madje ndonjëherë pasi i keni konsumuar do të jeni edhe më të uritur sesa ishit në fillim. Dietologët kanë qenë gjithnjë në debat se cilat ushqime të vendosin dhe të heqin nga kjo listë “e zezë”, mirëpo së fundmi ata janë mbledhur në një mendim unanim se të paktën këto 3 ushqime ju bëjnë me të vërtetë më të uritur edhe pasi i konsumon.

  1. Sushi– Një sushi është baras me tre feta buke, sepse në fakt ju konsumoni më shumë oriz se sa peshk. Nëse nuk konsumoni gjë tjetër veç sushit me shumë mundësi stomaku juaj do të kërkojë më tepër fibra dhe proteina, çka do t’ju bëjë të uritur.
  2. Lëngjet e frutave– Lëngjet e frutave dhe “smoothie”-t përmbajnë shumë sheqer. Nëse mendoni se mund ta kaloni një vakt vetëm me një gotë lëng frutash atëherë e keni gabim pasi sheqeri që do të konsumoni nuk do të jetë i mjaftueshëm për t’ju mbajtur gjatë në gjendje ngopjeje).
  3. Buka e bardhë– Buka e bardhë do t’ju bëjë që të shtoni nivelin e insulinës dhe të shtoni në peshë. Kjo sepse nuk do të arrijë t’ju ngopë mjaftueshëm, ndaj dhe ju me shumë mundësi nuk do të ndaleni me një fetë bukë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje