Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dietat ju mashtrojnë, ja çfarë të konsumoni

Dietat ju mashtrojnë, ja çfarë të konsumoni
April 11
12:28 2016

Harrojeni një moment numërimin e kalorive.

Çelësi i të humburit peshë është të konsumosh djathë, të hash çokollatë dhe të pish verë të kuqe. Këtë e thotë një shkencëtar i njohur.

Profesori Tim Spector i “King’s College” në Londër thotë se çdo gjë që mendojmë se dimë në lidhje me dietat është e gabuar. Djathi, çokollata dhe vera e kuqe janë të gjitha në meny, siç janë arrat, kafeja dhe produktet e qumështit. Ai mendon se një dietë e suksesshme nuk buron nga konsumi në bazë të dietës, por të gjërave që “rrinë mirë” në stomak. Disa nga ushqimet ndihmojnë në tretje, të tjera në oreks dhe ruajtje të yndyrës, ndaj jo të gjitha janë të dobishme. Duke ngrënë ushqimet e duhura mund të kultivojmë bakteret “e mira” dhe kështu peshojmë më pak, por mbetemi të shëndetshëm.

Duke rekomanduar produktet e qumështit, ai ka sugjeruar djathin pasi ndihmon në sëmundjet e zemrës. “Djathi i pasterizuar është një nga gjërat më të mira që duhet të hani pasi është një nga burimet më e mikrobeve të shëndetshme dhe kërpudhave. Disa ushqime si vajra dhe farat veprojnë si pleh për mikrobet”,- ka thënë shkencëtari.

Kjo është arsyeja pse shumë popuj  të Mesdheut jetojnë më gjatë se britanikët pasi konsumojnë një dietë të plotë me vaj ulliri, djathë dhe sallatë. Yndyra dhe ushqimet me sheqerna vrasin bakteret e dobishme duke lejuar ato potencialisht toksike të lulëzojnë. Dëshmia e kësaj vjen nga një eksperiment që ai ka bërë me djalin e tij, Tom, të cilin e vuri  në dietë ushqimore me produkte McDonald për dhjetë ditë. Mikrobet nuk janë thelbësore vetëm për mënyrën se si tretet ushqimi; ato kontrollojnë kaloritë që thithim dhe sigurojnë enzimat vitale dhe vitaminat.

Shmangni ushqimet  e  përpunuara pasi  janë të kufizuara në nivele mikrobi dhe janë bërë kryesisht me kimikate. Gëzojuni djathit, çokollatës dhe verës  së kuqe.

Komento
Etiketimet
Shperndaje