Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dieta mesdhetare, “mike” e Tokës. Konsumon 25% më pak ujë…

Dieta mesdhetare, “mike” e Tokës. Konsumon 25% më pak ujë…
August 05
14:58 2016

Dieta mesdhetare, përveçse është e shijshme dhe bën mirë për shëndetin, konsiderohet si “mike” e planetit!

Përgatitja e produkteve të rritura vetë konsumon 25% më pak ujë në krahasim me dietat e tjera.

Ky është rezultati i nxjerrë nga një studim i kryer nga CREA (Këshilli Kombëtar për Kërkimin në Agrikulturë), sipas të cilit arrihet të kursehen rreth 1104 litra ujë për frymë në ditë.

Studiuesit kanë vëzhguar 2317 italianë, të cilët e ndoqën rregullisht dietën. Gjatë testeve, ushqimet e ngrëna për 3 ditë nga mostra e zgjedhur u lidhën me gjurmët e ujit, pra me volumin total të ujit të ëmbël që u desh për prodhimin e tyre. Më pas, nga matjet e bëra rezultoi se 68% e mostrës ndjek regjimin mesdhetar.

Studimi u prezantua në “World Conference on the Mediterraenan Diet” në Milano dhe u vlerësua shumë, duke u cilësuar si një ndër më të mirët të prezantuar në këtë fushë. /Blitz.al/

Shperndaje