Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dermatologia e J.Lo sqaron: Gjithçka nuk keni ditur dhe keni pyetur veten lidhur me lazerin që zhduk qimet tuaja!

Dermatologia e J.Lo sqaron: Gjithçka nuk keni ditur dhe keni pyetur veten lidhur me lazerin që zhduk qimet tuaja!
November 28
09:15 2017

Lazeri lindi si një shpëtim për të gjitha vajzat dhe gratë të cilat vazhdimisht kanë probleme me heqjen dhe pastrimin e lëkurës nga qimet. Sidomos për ato të cilat janë më të prirura për të pasur më shumë qime se sa të tjerët, heqja e tyre i ngjason makthit më tëpër se sa shpëtimit. Ndaj kur lazeri lindi si proçedurë, lindi dhe dëshira për të marrë vesh sa më shumë lidhur me këtë pajisje që të shpëton jetën. Por që kur thua ‘lazer’ menjëherë ngrihen në kokë mijëra pikëpyetje: a të bën keq? A mund të të shkaktojë kancer? A mund të mos funksionojë? Ka efekte anësore? (dhe 1 milion pyetje të tjera të këtij lloji).

Ndaj një ndër dermatologet më të mira të botës, doktoresha Dendy Engelman ka vendosur që të kthejë përgjigje për pytjet më të zakonshme që njerzit bëjnë lidhur me lazerin që heqin qimet duke i dhënë më në fund pikat mbi i gjithë këtij diskutimi.

ÇFARË ËSHTË LAZERI I QIMEVE TË FYTYRËS DHE A FUNKSIONON AI?

Më tëpër sesa shkulja e qimeve, lazerat shkojnë më thellë se sa kaq. Ato arrijnë t’i ‘djegin’ rrënjën këtyre qimeve në mënyrë që të mos ketë më asnjë vatër për vazhdim të zhvillimin dhe ripërtëritjes së tyre. Megjithatë ka lloje të ndryshme lazerash. Disa janë specifikisht për të hequr (djegur përgjithmonë) vatrat e qimeve, të tjerë janë për zhdukjen e njollave të lëkurës apo shenjave në lëkurë që mund të jenë aty që prej lindjes tuaj. Të gjitha këto lazera funksionojnë, por për çështje sigurie ato asnjëherë nuk mund të të zgjidhin problemin me një seancë, ndaj dhe në përgjithësi për heqjen e qimeve apo njollave, duhen disa seanca trajtim në mënyrë që edhe lëkura juaj të mos ngarkohet vazhdimisht me rrezet e lazerit edhe pse ai nuk është i dëmshëm. Mos përdorimi i tij në potencialin ‘full’ e bën që siguria të jetë dyfish më e lartë dhe pacienti thjesht shkon disa herë për seanca në mënyrë që ta ndjejë edhe vetë këtë dyfish siguri.

CILAT JANË PËRFITIMET QË MERR NGA PËRDORIMI I LAZERIT PËR HEQJEN E QIMEVE?

Lëkura juaj duket shumë më e ndritshme dhe kjo sigurisht është estetikisht më mirë. Gjithashtu ju kursen shumë kohë dhe ju lejon të ndiheni të pastër gjatë gjithë kohës.

REKOMANDOHET PËRDORJA E LAZERIT TEK LËKURAT PROBLEMATIKE?

Për tipe të ndryshme të lëkurës ka procedura të ndryshme para dhe pas vendosjes së lazerit. Praktikisht ndryshojnë maskat dhe kremrat që ju përdorni përpara vendosjes së lazerit dhe pas (varijnë për lëkura të ndjeshme ose jo, lëkura më ngjyrë më të theksuar ose jo) ndërkohë që aparati lazer është po i njëjti dhe funksionoj njësoj me çdo llojë lëkure dhe nuk është i dëmshëm për tipe të ndryshme lëkure, sepse është krijuar i tillë për të qenë funksional dhe i përballueshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

PO PËR LAZERIN E HEQJES SË RRUDHAVE, SA VJEÇ DUHET TË JESH?

Në fillim ka qenë ideja se përpara moshës 50 ose 60 vjeç nuk duhet të fillosh të bësh ndonjë trajtim rrudhash thjesht për faktin se deri në këtë moshë ato nuk janë shumë të dukshme. Ndërkohë që nuk ka lidhje me dukjen por me sasinë e kolagjenit në fytyrë që nis dhe bie si nivel me kalimin e viteve dhe kjo nis më shpejtë se sa mosha 50 apo 60 vjeç. Ndaj këto trajtime janë mirë të nisin sapo të vini re me anë të analizave se ju ka rënë niveli i kolagjenit në trup.

A KA MUNDËSI QË LAZERI TË TË BËJË DËM?

Sigurisht, nëse dermatologu nuk respekton ato që quhen parametra, ligje dhe kushte të përdorimit të lazerit atëherë sigurisht që lëkura e pacientit mund të digjet. Nuk është aq e lehtë se sa duket sepse nuk është vetëm një shtypje butoni tek një pajisje që i bën vetë gjithë gjërat. Ideja është që dermatologu duhet ta njohi mirë lëkurën tuaj në mënyrë që të përdori lazerin në parametra të posaçme për ju.

A DUHET T’I BESOJMË PAJISJET LAZER QË BLIHEN PËR PËRDORIM VETJAK NË SHTËPI?

Po unë i besoj. I besoj sepse këto lloj lazerash janë testuar shumë për të arritur të shiten më pas tek njerzit. Unë besoj se kompani serioze dhe që kanë të ardhura shumë të mira si “L’Oreal” ose “Neutrogena” nuk do të humbin kurrësesi prestigjin e tyre në treg duke nxjerrë produkte të cilat nuk funksionojnë. Nëse nuk keni mundësi për vizita më të sofistikuara tek dermatologët sepse kushtojnë, atëherë lazeri i shtëpisë është një zgjedhje shumë e mirë.

CILI ËSHTË SEZONI MË I MIRË PËR TË HEQUR QIMET ME LAZER?

Kur nuk ka shumë ekspozim në diell është koha më e mirë dhe më e përshtatshme. Rreziku i ‘hiper pigmentimit’ është kur një lëkurë sensitive pas trajtimit me lazer ekspozohet në diell. Vjeshta dhe dimri janë dy sezonet më të mira.

CILAT JANË DISA NGA FRIKËRAT MË TË ZAKONSHME QË NJERZIT KANË KUR PËRDORIN LAZERIN PËR TË HEQUR QIME?

Dhembje, funksionim i produktit dhe ‘Google’ (njerëz mos besoni gjithçka në Google!). Sa herë unë përmend lazer (sidomos fytyre) këto të treja shfaqen menjëherë tek pacientët e mi. Por këshilla ime është që të qartësoni të gjitha frikërat me dermatologun tuaj (që duhet të jetë i shkolluar për këtë fushë), vetëm atëherë do të mund të realizoni një seancë të mirë me lazer, kur ju jeni të vetëdijshëm se çfarë po bëni dhe çfarë efektesh do të ketë tek ju. /Blitz.al/

 

Shperndaje