Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Depresioni? Jo vetëm një proces mendor! Ju ndikon në të gjithë trupin!

Depresioni? Jo vetëm një proces mendor! Ju ndikon në të gjithë trupin!
March 04
10:22 2018

Në ditët e sotme, depresioni është një nga sëmundjet më të përhapura në botë, që ndikon jashtë mase në jetët e njerëzve. Shpesh ju ka ndodhur që t’i tregoni të tjerëve se ndihenit pak më shumë se sa i palumtur, ose dhe ‘i sëmurë’ nga kjo gjë.

 

Gjatë dekadës së fundit kemi parë shumë progres në drejtim të studimit të depresionit, nëpërmjet të të cilit është bërë inkurajimi i njerëzve dhe shpjegimi se si duhet kuptuar dhe përballur kjo sëmundje. Jemi mësuar me idenë se depresioni vjen si rrjedhojë e mosbalancimit të përbërësve kimikë në tru, të cilët mund të trajtohen nëpërmjet ilaçeve, pothuajse njësoj si sëmundjet e tjera.

 

Pavarësisht këtyre, javën e fundit studime më të detajuara kanë treguar se depresioni nuk është vetëm një sëmundje e trurit, por një sëmundje që ndikon në të gjithë trupin.

Sipas studimit të publikuar në “Journal of Clinical Psychiatry”, ka një lidhje mes depresionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, madje edhe me kancerin!

 

Grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve ka arritur në rezultatin se depresioni shkakton ndryshime të ndryshme në trup, duke ulur nivelin e antioksidantëve! Si rezultat i kësaj, të prekurit nga depresioni mund të bien më lehtë pre e sëmundjeve të tjera të sipërpërmendura.

Pra, duke marrë shkas nga studimet e fundit, pritet që të bëhet një riklasifikim i depresionit si sëmundje, e jo të shihet vetëm si çrregullim mendor! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje