Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Del në treg djepi inteligjent. I qetëson fëmijët brenda 1 minute…

Del në treg djepi inteligjent. I qetëson fëmijët brenda 1 minute…
October 24
16:43 2016

Thojuni lamtumirë netëve pa gjumë!

Del në treg “Snoo”, djepi inteligjent, i cili është i aftë të qetësojë fëmijët brenda 1 minute. Sekreti fshihet te një seri sensorësh të instaluar, të cilët përveçse krijojnë një sërë lëvizjesh, të cilat u përshtaten spostimeve të të porsalindurve, janë në gjendje edhe të krijojnë ndjesitë e përjetuara nga fëmijët kur janë në brendësi të barkut të nënës.

“Snoo” është projektuar nga një grup inxhinierësh, të drejtuar nga Deb Roy dhe Yves Behar.

Krahas sensorëve, djepi ka edhe një “thes gjumi” të bardhë ku futet i porsalinduri, që të jep idenë e membranës.

Një nga pediatrit më të njohur në botë, Harvey Karp, e këshillon një djep të tillë, pasi e vendos fëmijën më afër ambientit me të cilin është rritur në barkun e nënës dhe gjithashtu shmang fjetjen përmbys, e cila dëmton stomakun. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje