Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çrregullimet emocionale, studimi i fundit tregon se kjo dietë parandalon prekjen nga depresioni

Çrregullimet emocionale, studimi i fundit tregon se kjo dietë parandalon prekjen nga depresioni
September 30
08:23 2018

Ekspertët e shëndetit kanë insistuar prej kohësh për dietën mesdhetare që ka benefite për shëndetin.

Ajo ndikon dhe në uljen e riskut të prekjes nga diabeti dhe nga sëmundjet e zemrës.

Por studimi më i fundit tregon se një dietë e tillë ndikon dhe për parandalimin e depresionit.

Një dietë e pasur me fruta, perime, drithëra, peshk dhe vaj ulliri ndikon në çrregullimet e humorit, duke ulur ndjeshëm nivelin e tyre.

Njerëzit që ndiqnin një regjim të ngjashëm me atë mesdhetar u zbulua se kishin një rrezik 33% më të ulët se të tjerët për t’u prekur nga depresioni në tetë vitet e ardhshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje