Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ç’ndodh me trupin tonë kur ndalojmë së konsumuari kafe?

Ç’ndodh me trupin tonë kur ndalojmë së konsumuari kafe?
June 10
12:33 2016

 

Janë të pafundme herët kur kemi dëgjuar kolegët, miqtë apo familjarët teksa ankohen për dhembje koke pasi nuk kanë konsumuar filxhanin e përditshëm të kafesë. Madje janë të shpeshta herët kur nuk jemi ndjerë mirë kur nuk kemi konsumuar sasinë ditore të kafesë. Pse? Sepse ne kemi krijuar varësi ndaj saj.

Kohët e fundit është thënë se nëse nuk konsumojmë më kafe do të jemi më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Por, a është e vërtetë kjo gjë?

Sipas një studimi të kryer së fundmi, kur njeriu ndalon së konsumuari kafe, pasojat ndahen në dy periudha: 7 ditët e para dhe pas 7 ditëve.

Në 7 ditët e para do t’ju shfaqet kapsllëku. Kjo sepse kafeina stimulon lëvizjet brenda zorrëve dhe mungesa e kafeinës në organizëm pas ndërprerjes së konsumimit të kafesë do të çonte në ngadalësim të menjëhershëm të lëvizjeve. Përvec kësaj, ju do të ndiheni edhe të irrituar, pasi kafeina rrit humorin dhe mungesa e saj do t’ju çonte në nervozizëm dhe hutim.

Por, mos u shqetësoni. Pas 7 ditëve të para ju do të “rilindni”.

Dhëmbët tuaj do të jenë më të bardhë (pasi kafeina i vesh ato me një shtresë të verdhë), do të rrisë produktivitetin dhe do t’ju bëjë të jeni më të qetë.

Pra, do të “vuani” 7 ditë për të jetuar të qetë për pjesën tjetër të jetës…

Etiketimet
Shperndaje