Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cilat ushqime rritin rrezikun për kancerin e pankreasit?

Cilat ushqime rritin rrezikun për kancerin e pankreasit?
August 29
18:59 2016

Qëndroni larg mishit të përpunuar si sallami ose proshuta sepse ka një lidhje të drejtpërdrejtë me kancerin e pankreasit.

Kanceri i pankreasit ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë duke u krahasuar me llojet e tjerë të kancerit. Ai nuk është një kancer i lehtë për t’u kuruar dhe duhet të kapet në kohë sepse përhapet me shpejtësi e nuk zbulohet në fazat fillestare. Mbi 90 % e pacientëve  me kancer të pankreasit vdesin brenda 5 viteve të diagnostikimit dhe mbi 70% vdesin brenda një viti.

Simptomat e kancerit të pankreasit

  • Humbje e menjëhershme në peshë
  • Të përziera
  • Dhembje shpine
  • Humbje oreksi
  • Lëkurë e verdhë
  • Sy të verdhë
  • Dhembje barku
  • Mpiksje gjaku

Duhet të qëndroni larg mishit të përpunuar në mënyrë që të mbani larg kancerin e pankreasit. Sipas studimeve,  50 gram mish i përpunuar në ditë (dy feta proshutë ose sallam) rritin me 19% rrezikun për kancerin e pankreasit./Blitz.al/

 

Shperndaje