Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cilat janë disa prej arsyeve që duhet të jepni gjak?

Cilat janë disa prej arsyeve që duhet të jepni gjak?
June 14
19:29 2016

Të japësh gjak është diçka që shumë njerëz e mendojnë, por jo të gjithë e bëjnë.  Donatorët janë shumë të nevojshëm sepse numri i vullnetarëve bie çdo ditë e më shumë. Dhurimi juaj mund të ndihmojë shumë njerëz të sëmurë dhe për këtë arsye bëhuni edhe ju pjesë e këtyre nismave duke ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Më poshtë do të gjeni disa arsye se pse duhet të dhuroni gjak.

  1. Dhurimi juaj është i nevojshëm.
  2. Nuk ka njerëz mjaftueshëm për të plotësuar me gjak bankat e gjakut.
  3. Një ditë mund t’ju nevojitet edhe ju, sepse gjakun, trombocitet apo plazmën mund ta marrim për arsye të ndryshme.
  4. Duhet të jeni donatorë të rregullt, sepse qelizat e kuqe të gjakut mund të ruhen vetëm 35 ditë dhe trombocitet për vetëm 7 ditë.
  5. Ju mund të keni një grup gjaku të rrallë, për këtë arsye dhuroni gjak në mënyrë që të ndihmoni njerëzit e të njëjtin grup gjaku të rrallë.
  6. Donatorët duhet të jenë në një moshë të re për të siguruar rezervat e ardhshme të gjakut. Të rinjtë mund të dhurojnë gjak çdo 16 javë deri në moshën 66 vjeç.
  7. Bëni veten tuaj krenar. Merrni një orë kohë nga dita juaj dhe dhuroni gjak për njerëzit që kanë kaq shumë nevojë.
Etiketimet
Shperndaje