Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë përfitimesh shëndetësore keni në qoftë se konsumoni lëng karote?

Çfarë përfitimesh shëndetësore keni në qoftë se konsumoni lëng karote?
June 13
19:24 2016

Për të konsumuar minerale dhe vitamina në mënyrën më të mirë, duhet të pini lëng karote. Karota jo vetëm që ka një shije të mirë, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Më poshtë do të gjeni disa prej përfitimeve që keni  në qoftë se përdorni lëngun e karotës.

  1. Një gotë lëng karote në ditë mund të rritë imunitetin tuaj. Gjithashtu përmban vitamina dhe minerale, si Vitamina K, B6, fosfor, kalium etj. Këta ushqyes kontribuojnë në shëndetin e kockave, në sistemin nervor dhe përmirësojnë trurin.
  2. Ka Vitaminë A. Ushqimet me ngjyrë si karota, kungulli, portokalli kanë një pigment të njohur si beta-karoten, i cili konvertohet në Vitaminë A.
  3. Ul kolesterolin. Është një nga përfitimet më të mira nga lëngu i karotës. Kaliumi, që është i pranishëm në lëngun e karotës, mund të ndihmojë për të zvogëluar nivelin e kolesterolit. Gjithashtu është e mirë për mëlçinë sepse redukton yndyrën. Ky mineral së bashku me magnezin stabilizojnë sheqerin në gjak.
  4. Parandalon kancerin. Duke pirë lëng karote në trupin tuaj futen karotenoide, që parandalon kancerin e zorrës së trashë, fshikëzës, gjirit dhe prostatës.
  5. Lëngu i karotës ka antioksidantë dhe fibra distike, që e mbajnë zemrën të shëndetshme duke mbajtur nën kontroll qarkullimin e gjakut.
  6. Lufton plakjen. Vitamina A që përmban lëngu i karotës zvogëlon degjenerimin qelizor, domethënë ngadalëson plakjen. Gjithashtu sasia e kolagjenit në lëkurë ndihmon për ruajtjen e elasticitetit dhe mbulon shenjat e plakjes.
Komento
Etiketimet
Shperndaje