Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh në trurin tuaj kur filloni të improvizoni

Çfarë ndodh në trurin tuaj kur filloni të improvizoni
May 11
13:46 2016

Diçka e pazakontë ndodh me trurin tuaj, në momentin që ju filloni të improvizoni. E keni menduar se si duket kreativiteti juaj?

Muzikantët më të mirë janë, në një farë mënyre, improvizues pasi priren të shfaqen me fraza apo pjesë muzikore të padëgjuara në version më parë.  Këta janë  persona që ne shpesh i quajmë gjenitë krijues. Por nga vijnë këto aftësi improvizuese? Charles Limb, një otolaringolog, i fiksuar pas muzikës dhe kirurg gjithashtu, kishte interes në përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Gjatë viteve të fundit, ai ka vendosur muzikantët e xhazit dhe  reperët në një makinë MRI, për të parë se çfarë ndodh në trurin e tyre në momentin kur ata improvizojnë. Rezultatet treguan se një pjesë e trurit që lidhet me vetëshprehinë, aftësinë  të folurit, si dhe me qartësinë e pamjes vizuale, bëhet shumë aktive dhe një pjesë që lidhet me frenimin është shumë e qetë. Ashtu si dhe paraqitet në grafik, zona e trurit e përfshirë në monitorim, që mund të ndalojë krijimtarinë, pëson një rënie (zona blu) ndërkohë që pjesa që lidhet me shprehinë dhe krijimtarinë, bëhet shumë aktive (zona e kuqe).

...

...
Picture 1 of 1

Por në nivel studimi është ende herët për të nxjerrë përfundime, sidomos me një organ aq kompleks siç është truri i njeriut, pasi ende dimë shumë pak se si realisht ai funksionon.

Komento