Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh në trurin tonë sa herë përjetojmë një déjà vu

Çfarë ndodh në trurin tonë sa herë përjetojmë një déjà vu
October 23
11:59 2016

Studiuesit kanë një shpjegim të ri për një nga ndjesitë më të çuditshme që prodhon truri: fenomeni déjà vu.

Akira O’Connor nga Universiteti i St Andrews tregoi se si ky rast nënkupton thjesht një rifreskim që ndodh në memorien e njeriut. Sipas “New Scientist”, O’Connor dhe kolegët e tij kanë hartuar një teknikë artificiale për të shkaktuar déjà vu. Për ta arritur këtë ata u parashtruan pjesëmarrësve në studim një listë fjalësh që lidhen me njëra-tjetrën pa e zbuluar një nga fjalët që lidhej drejtpërdrejt me to. Për shembull, disa nga fjalët që përmendeshin ishin: shtrat, jastëk, natë dhe ëndërr, por pa e futur fjalën gjumë që lidhet drejtpërdrejt me to. Për t’u siguruar ata i pyetën nëse kishin dëgjuar ndonjë fjalë që fillonte me “s” (sleep) dhe të gjithë u përgjigjën negativisht. Më vonë, shumica prej tyre pohonte se e kishte dëgjuar fjalën “gjumë ” edhe pse e kuptuan se nuk ishte kështu, duke rezultuar në një kuptim të frikshëm të déjà vu-së. Duke përdorur rezonancën magnetike ekipi vuri re kur kjo situatë ndodhi, rajonet pjesëmarrëse më aktive të trurit nuk ishin ato që lidheshin drejtpërdrejt me memorien. Të aktivizuara pozitivisht gjatë déjà vu-së ishin  zonat frontale, të cilat zakonisht janë të përfshira në rastet e vendimmarrjeve.

O’Connor beson se këto rajone frontale ndoshta  monitorojnë memorien tonë ndërkohë që rifreskohen  duke kërkuar për gabime në përmbajtjen e tyre  dhe duke u aktivizuar në rastet kur ka një parregullsi. Edhe pse duhet ende shumë punë për të vërtetuar këtë teori, në qoftë se është e saktë, pjesa frontale e trurit është ajo që kontrollon mospërputhjen mes asaj që ne mendojmë se ka ndodhur dhe asaj që realisht ndodh./Blitz.al/

Komento
Shperndaje