Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë i shkakton aknet në fytyrën tuaj?

Çfarë i shkakton aknet në fytyrën tuaj?
October 31
12:50 2016

Një studim ka zbuluar së fundmi arsyen se pse disa baktere shkaktojnë krijimin e akneve te njerëzit.

Rreth 80% e personave që kanë akne në fytyrë përjetojnë një gjendje ankthi dhe shumë prej tyre nuk e kuptojnë në të vërtetë se çfarë e shkakton këtë gjendje e si ta ndalojnë këtë.

Një studim ka hedhur dritë mbi faktin se pse bakteret e lëkurës shkaktojnë këtë ndikim vetëm në një kategori njerëzish. Aktualisht mjekët i trajtojnë këto probleme të lëkurës  me antibiotikë dhe me rregullatorë të hormoneve duke qenë se mendohet se në përgjithësi hormonet janë shkaktaret kryesore tw krijimit të akneve. Sipas disa studiuesve, zakonisht bakteret e padëmshme që jetojnë në lëkurën e njeriut bëhen të dëmshme në momentin që bllokohen në një mjedis me yndyrë, si për shembull në rrënjët e flokëve. Ekipi ka marrë nën vëzhgim bakterin Propionibacterium të akneve, duke e testuar në kushte të ndryshme mbi lëkurën e minjve për të kuptuar se çfarë ndodh.

Ata rrëfejnë se duke u bllokuar në qelizat e flokëve apo të lëkurës, ky bakter kthehet në një serum duke prodhuar acide yndyrore e duke shkaktuar irritim të lëkurës përreth.  Lajmi i keq është se jo domosdoshmërisht larja e fytyrës shpesh është zgjidhja e problemit, pasi studimi tregon gjithashtu se qelizat bakteriale grumbullohen bashkë për të formuar struktura. “Mund të bllokohet çlirimi i këtyre acideve në lëkurë, edhe pse jemi në fazat e para të studimit dhe duhet ende shumë kohë për të dalë në përfundime. Këta persona mund të jenë gjithashtu të predispozuar gjenetikisht për të pasur akne”,- është shprehur ekipi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje