Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë është pagjumësia dhe nga çfarë shkaktohet?

Çfarë është pagjumësia dhe nga çfarë shkaktohet?
June 09
18:01 2016

Pagjumësia është një problem që mund të prekë shumë njerëz. Faktikisht është një makth që të mban zgjuar. Ju doni të flini, por ndiheni në panik dhe nuk mund t’ju zërë gjumi.

Sipas disa studimeve thuhet se pagjumësia është hakmarrja e mendjes për diçka të rëndësishme që keni harruar të bëni gjatë ditës. Shumica e njerëzve kanë shumë pyetje të cilat i shqetësojnë, për shembull çfarë qëllimi kemi dhe cilat janë vlerat tona në jetë. Pyetje si këto i mendoni gjatë gjithë ditës dhe ju kthehen në një makth para gjumit. Sepse në kohën që duhet të qetësoheni dhe të flini këto pyetje “pushtojnë” frontin e mendjes.

Sipas “Shkollës të jetës” ju keni një mekanizëm në trupin tuaj, i cili ju mban zgjuar gjatë gjithë natës për të reflektuar mbi këto pyetje filozofike. Pilulat, çaji apo dushi nuk janë mënyrat për të luftuar pagjumësinë. Por ju duhet të reflektoni dhe të meditoni gjatë ditës për çështjet që ju shqetësojnë. Pagjumësia është një sëmundje fizike, ju duhet t’i jepni kohë vetes për të menduar.

Etiketimet
Shperndaje