Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Baballarët që konsumojnë shumë alkool, ja si i rrezikojnë foshnjat e palindura

Baballarët që konsumojnë shumë alkool, ja si i rrezikojnë foshnjat e palindura
May 16
11:04 2016

Nga një studim i kryer së fundmi ka rezultuar se mënyra e jetesës së baballarëve ndikon në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës. Sipas studiuesve, një mori shembujsh faktojnë se mosha e babait, mënyra e jetesës apo përvoja e tij, ndikojnë në shëndetin e fëmijëve të tij.

Baballarët që konsumojnë alkool me tepricë mund të bëhen shkak që fëmijët e tyre të kenë tru më të vogël. Nga ana tjetër, obeziteti i babait shkakton diabet, prirje për të shtuar në peshë ose rrit rrezikun e kancerit të trurit te fëmija. Baballarët e prekur nga stresi bëhen shkak për mangësi apo çrregullime në mënyrën e sjelljes te pasardhësi.

Nëse studimet e deritanishme bënin “shkaktare” nënat, ky studim vë përpara të njëjtës përgjegjësi edhe baballarët.

Duke u përqendruar tek efektet e konsumit të alkoolit, doktoresha Joanna Kitlinska tha se foshnjat mund të diagnostikohen me çrregullime fetale gjatë shtatzënisë edhe nëse nëna nuk ka konsumuar alkool në këtë periudhë. Megjithatë nuk ka prova nëse këto çrregullime mund të trashëgohen nga njëri brez te tjetri.

 

Etiketimet
Shperndaje