Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autizmi – shkencëtarët propozojnë kurimin me doza ekstazie

Autizmi – shkencëtarët propozojnë kurimin me doza ekstazie
July 21
19:10 2016

Shkencëtarët duan që të eksperimentojnë ekstazinë te njerëzit për të kuptuar nëse është e mundur të përdoret për të kuruar disa sëmundje, si për shembull autizmin, për të cilat ende nuk është bërë e mundur një kurë efikase.

Për të arritur qëllimin, shkencëtarët kanë prezantuar një studim të titulluar “MDMA as a Probe and Treatment for Social Behaviors”, i cili është i disponueshëm edhe për telefonat celularë.

Por çfarë është ekstazia? E njohur ndryshe edhe si MDMA, është një metamfetaminë që ka një efekt të fortë empatik. Ajo stimulon përdoruesit të shprehin më shumë emocionet e veta dhe të hyjnë më shumë në kontakt emocional me të tjerët. Pikërisht kjo është një nga arsyet që studiuesit mendojnë se mund t’u vijë në ndihmë pacientëve autikë, të cilët kanë vështirësi të shprehin atë që ndiejnë apo të krijojnë kontakte me të tjerët.

Problemi në këtë kërkesë të shkencëtarëve është se ekstazia është pjesë e atyre që cilësohen si droga të rrezikshme, pasi krijojnë varësi, por mendohet se duke u përdorur nën kontrollin mjekësor dhe në sasinë e nevojshme mund të jetë shumë më e dobishme seç ishte menduar deri sot.

Etiketimet
Shperndaje