Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyet pse duhet të përdorni uthull molle çdo ditë

Arsyet pse duhet të përdorni uthull molle çdo ditë
April 29
13:34 2016

Uthulla e mollës është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë. Një lugë uthull molle në ditë ju ndihmon për metabolizmin dhe pamjen tuaj. Më poshtë do të gjeni disa arsye pse duhet të përdorni uthull molle çdo ditë.

  1. Ju ndihmon për dhimbjet e stomakut

Përzieni një ose dy lugë uthull në ujë dhe pijeni atë kur të ndjeni shqetësime. Në qoftë se ju keni infeksione ose probleme me stomakun uthulla e mollës ju ndihmon në parandalimin e tyre dhe lehtësimin e dhembjeve.

2. Ul kolesterolin

Sipas një studimi japonez, në qoftë se konsumoni gjysmë luge uthull molle në ditë ajo ju ndihmon në uljen e kolesterolit.

3. Ndihmon në pastrimin e akneve

Uthulla e mollës mund të pastrojë aknet dhe shenjat në fytyrë. Lyeni një pambuk me uthull dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni të veprojë për gjithë natën dhe përdoreni këtë për një javë rresht.

4. Trajton infeksionet e veshit

Infeksionet e veshit janë të dhimbshme dhe të vështira.  Përzieni një pambuk me uthull molle dhe pak alkool ose ujë dhe vendoseni në vesh për 5 minuta. Uthulla do të qetësojë dhembjet dhe do të vrasë të gjithë bakteret.

5. Ju ndihmon të flini

Keni probleme me pagjumësinë? Përzieni pak uthull molle me mjaltë dhe pijeni para se të shtriheni, kjo përzierje ju ndihmon të qetësoheni.

6. Ju ndihmon për të rënë në peshë

Përzieni uthullën me ujë dhe pijeni para se të hani vaktin tuaj ushqimor. Uthulla ju ndihmon të ndiheni më shpejt të ngopur. Si përfundim sjell rënien në peshë.

7. Rregullon flokët tuaja

1 filxhan uthull molle dhe 3 filxhan ujë. Aplikoni këtë përzierje në flokët tuaj para se të përdorni shampon. Lëreni të veprojë për pak minuta dhe më pas lajini flokët me ujë të ftohtë për shkëlqim, forcim dhe për të mbajtur zbokthin larg.

8. Ju ka zënë lemza?

Mos u mundoni të mbani frymën apo t’i kërkoni një miku t’ju trembë. Në vend të kësaj provoni të pini një lugë uthull molle dhe shija e saj bën që lemza të ikë shpejt.

9. Keni lënduar muskujt?

Në qoftë se keni lënduar apo vrarë muskujt gjatë ecjes ose gjatë stërvitjes fërkojini ata me uthull molle, e cila ndihmon në lehtësimin e dhimbjes.

10. Keni probleme me frymëmarrjen?

Acidi dhe kaliumi që përmban uthulla ju ndihmojnë për të parandaluar rritjen e baktereve në mukozën e hundës. Përzieni një lugë uthull në një gotë ujë dhe pijeni për të mos pasur probleme me frymëmarrjen.

Komento
Etiketimet
Shperndaje